back to top
Thursday, August 7, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditHysa: Ambasadori Rohde erdhi në Kosovë me entuziazëm prej majtisti, por u...

Hysa: Ambasadori Rohde erdhi në Kosovë me entuziazëm prej majtisti, por u zhgënjye nga Albin Kurti

Të ngjajshme

Ish-hetuesja e Hagës: Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar

Ish-hetuesja e Gjykatës së Hagës Nevenka Tromp, ishte në...

Edhe Përparim Rama merr pjesë në protestë

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, po merr...

Historiani dhe diplomati kosovar, Ylber Hysa ka folur për qëndrimet e ambasadorëve të huaj në Kosovë, konkretisht të ambasadorit gjerman, Jorn Rohde.

Hysa ka thënë se ambasadori gjerman Rohde dukej që kishte ardhur në Kosovë me entuziazëm prej majtisti për shkak të studimeve të tij, por thotë se më pas ishte zhgënjyer me Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit.

“Madje, me sa di unë, vetë ambasadori Rohde ka një të kaluar të majtë si student dhe me siguri erdhi këtu me një entuziazëm, por fatkeqësisht më duket se i këndellur po e lë këtë vend shumë i dëshpëruar me ata që i ka parë si vëllezër ideologjikë,” ka deklaruar ish diplomati i Kosovës në emisionin “Pressing” të t7.

Në intervistë u theksua gjithashtu mbështetja që Gjermania i ka dhënë Lëvizjes Vetëvendosje ndër vite, si dhe fakti që ambasadori Rohde, sipas Hysës, nuk mund të jetë fare i kënaqur në përfundim të mandatit të tij në Kosovë.

- Advertisement -

Të Fundit