BallinaBotëHyri me veturë në pistën e aeroportit, anulohen fluturimet

Hyri me veturë në pistën e aeroportit, anulohen fluturimet

Të ngjajshme

West Hami ja lehtëson Arsenalit, merr një pikë të rëndësishme ndaj Cityt

Ka përfunduar ndeshja e Premierligës mes West Hamit dhe...

Trump: Shumë vende do të dërgojnë anije luftarake për Ngushticën e Hormuzit

Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump,...

Boga ia dhuron Juventusit një fitore të madhe në udhëtim tek Udinese  

Jeremie Boga shënoi për ndeshjen e tretë radhazi në...

Gaza goditet nga stuhia e rëres, banorëve iu kërkohet të strehohen

Banorëve të Gazës u është kërkuar të gjejnë strehim...

Fluturimet në aeroportin e Hanoverit në Gjermani janë anuluar për disa orë pasi një person arriti ta prishte rrethojën dhe të hynte me veturë në pistën e aeroplanëve. Incidenti ndodhi të shtunën rreth orës 15 e 40 minuta. Policia e ndaluan veturën dhe e arrestuan shoferin.

Gjatë hetimit të rastit, aeroporti u detyrua t’i anulojë të gjitha fluturimet, ndërsa situata normale u kthye në orët e mbrëmjes pasi u vërtetua se në veturë nuk kishte ndonjë objekt të rrezikshëm. Incidenti ndodhi vetëm një javë pas njoftimit të policisë gjermane për shtim të masave të sigurisë në aeroporte për shkak të rrezikut nga terrorizmi.

Policia ka thënë se nuk  ka shenja që incidenti ka qenë i lidhur me qëllime terroriste dhe se janë duke hulumtuar se a ka qenë vozitësi nën ndikimin e substancave narkotike. Në fotografitë e publikuara shihet një veturë pranë një aeroplani dhe forcat e sigurisë që e kanë rrethuar atë. Raportohet se vetura kishte targa të Polonisë, por nuk është publikuar kombësia e shoferit.

Zyrtarët policorë njoftuan se fluturimet në aeroport rifilluan pas orës 20. Aeroporti i Hanoverit ndodhet 11 kilometra larg qendrës së qytetit. Ndonëse miliona njerëz udhëtojnë përmes tij çdo vit, ai nuk llogaritet në mesin e aeroporteve kryesore të Gjermanisë, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.


- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz