BallinaLajmeHundozi dhe këshilltari i tij mohojnë se janë intervistuar nga Policia e...

Hundozi dhe këshilltari i tij mohojnë se janë intervistuar nga Policia e Kosovës

Të ngjajshme

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Hysen Hundozi, dhe këshilltari i tij, Fadil Hoxha, janë përmendur në raportimet e mediave si të përfshirë në një rast që po hetohet nga Policia e Kosovës.

Raportohej se intervistimi i tyre nga policia dyshohet të ketë ndodhur pas një kallëzimi penal të bërë nga drejtori i TV-së në RTK, Rilind Gërvalla, ndaj Hundozit, raporton lajmi.net

Në raportim thuhej se kallëzimi është bërë pasi Hundozit i ka skaduar mandati gjashtëmujor si ushtrues detyre, dhe për këtë arsye ai nuk ka më mandat ligjor për të ushtruar këtë funksion.

Megjithatë, këto pretendime janë hedhur poshtë nga këshilltari i Hundozit, Fadil Hoxha, i cili në një prononcim për Lajmi.net ka mohuar që ata të jenë intervistuar nga policia.

“Kjo që po thuhet nuk është e vërtetë. As unë dhe as ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm nuk jemi intervistuar nga Policia e Kosovës,” tha Hoxha për Lajmi.net./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz