Dikush ka marrë dorëshkrimin e Ibrahim Rugovës dhe eksponatet tjera të ish-presidentit të Kosovës
Në këtë vend, qëndronte dorëshkrimi që kishte lënë, Ibrahim Rugova, derisa punonte në shtëpinë e Lidhjes së Shkrimtarëve si kryetar i Kosovës.
Por sot ky dokument përmes së cilit ish presidenti kërkonte që ky object të shëndërrohet në Muze nuk dihet se ku ndodhet.
Isalm Visoka që kujdeset për mirëmbajtjen e Shtëpisë së Pavarësisë, thotë se Muzeu i Kosovës e ka marrë dorëshkrimin e Rugovës.
Por këtë e mohojnë në muzeun e Kosovës.
Visoka i cili kryen këtë punë pa pagesë, fajson drejtorin e Muzeut, duke thënë se ai shkuar natën dhe i ka marrë eksponatet që kishte lënë Rugova.
Përveç dorëshkrimit, janë edhe disa eksponate që nuk janë më në Muzeun “Shtëpija e Pavarësisë”
Ndërsa, drejtori i Muzeut, Skender Boshtrakaj, për këto akuza të hedhura drejt tij, thotë se kjo që ka bërë është e drejtë.
Pos që I kanë marrë gjërat, Visoka thotë se përkujdesja institucionale ndaj objektit ku Rugova bënë politikë gjatë viteve 90-ta ka mbetë pa përkujdesje.
Shumica prej gjërave të Rugovës dhe bashkëpunëtorëve të tij nga LDK, tash ndodhen në Muzeun e Kosovës.
Ato janë ekspozuar në këndin e historisë.
Sipas burimeve të T7, pakujdesia dhe varfëria e “Shtëpisë së Pavarësisë” është e qëllimshme pasi është në plan të ndërtohet një shtëpije tjetër të Pavarësisë që mund të përfshijhë edhe emra tjera të politikës kosovare.
Përkundër kësaj iniciative dhe lënjës anash të shtëpisë muze të Rugovës, asnjë nga deputetë e LDK-së nuk kanë dashur ta komentojnë.
Për më tepër deputetët e LDK-së e kanë quajtur qesharake.
Përmes një përgjigjje me shkrim, MKRS për T7 tha se nuk ëshë duke u planifikuar ndërtimi i një shtëpije të re të pavarësisë, kurse Naser Rugova deputet I LDK-së ka thënë se një shtëpi muze pritet të ndërtohet në Velani.