back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeHumb jetën një vajzë 20 vjeçarja në rrugën Ferizaj-Greme

Humb jetën një vajzë 20 vjeçarja në rrugën Ferizaj-Greme

Të ngjajshme

Mjegull… Moti për sot!

Të shtunën do të mbaj mot me diell dhe...

Bahamas njohu Kosovën, MPJ e Serbisë e dënon ashpër: Ta rishqyrtojnë vendimin

Presidentja e vendin Vjosa Osmani, gjatë ditës së sotme...

Moti sot

Të shtunën do të mbaj mot me diell dhe...

Në një aksident trafiku, të ndodhur sot rreth orës 03:43 minuta, në rrugën Ferizaj-Greme, në hyrje të fshatit, ka humbur jetën  20 vjeçare dhe janë lënduar tri të tjera.

“Sipas raporteve të para, rasti ka ndodhur  kur  ngasësja e veturës Opel Vectra me targa lokale ( A.C.  f/sh/k , 20 vjeçare), duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe më pas ka goditur një mur, me ç’rast njëna nga pasagjeret (E.M. 20 vjeçare) sipas mjekëve, nga lëndimet e pësuara ka ndërruar jetë. Ngasësja e veturës dhe dy pasagjeret tjera kanë pësuar lëndime trupore”, njofton policia, transmeton Gazeta Express.

Të lënduarave fillimisht u është dhënë ndihma mjekësore në Emergjencën e Ferizajt, ku ngasësja është trajtuar në këtë ent shëndetësor, ndërsa dy pasagjeret tjera janë dërguar në QKUK -Prishtinë.

Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të Prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Pas trajtimit mjekësor, ngasësja e veturës me urdhër të Prokurorit të Shtetit u dërgua në mbajte për 48 orë.

Me rast janë duke u marr hetuesit e Njësitit të trafikut rrugor.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz