back to top
Monday, December 8, 2025
BallinaLajmeHulumtimi ekskluziv i T7, qytetarët tregojnë sa janë të kënaqur me Qeverinë...

Hulumtimi ekskluziv i T7, qytetarët tregojnë sa janë të kënaqur me Qeverinë Kurti

Të ngjajshme

Shkundet Japonia, pamjet tronditëse që pushtuan rrjetin nga tërmeti me 7.6 ballë

Një tërmet i fortë me magnitudë 7.6 ballë goditi...

Refuzohet ankesa e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosovës

Kolegji i Gjykatës Supreme, njofton se ka refuzuar si...

Hap pas hapi, arratisja si nëpër filma e Taulant Tomës nga burgu në Milano

Mediat italiane kanë zbuluar detaje nga arratisja e 41-vjeçarit...

Canaj: Vonimi i listës së VV-së lidhet me radhitjen dhe peshën e kandidatëve

Blerim Canaj, ish-diplomat, ka folur lidhur me publikimin e...

Dje është bërë një vit nga mandatimi i Qeverisë Kurti II. Për T7, kompania e besueshme për sondazhe UBO Consulting, ka bërë një hulumtim të opinionit publik lidhur kënaqshmërinë e qytetarëve me Qeverinë e prirë nga Kryeministri Albin Kurti.

Në mesin e pyetjeve të shumta që janë shtruar gjatë këtij hulumtimi, qytetarët janë pyetur edhe për kënaqshmërinë e tyre të përgjithshme me performancën e Qeverisë Kurti.

Në pyetjen “në përgjithësi, sa jeni të kënaqur me punën që ka bërë qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti?”, 51.2% e qytetarëve janë përgjigjur si të kënaqur ose shumë të kënaqur me qeverinë.

Rezultati në këtë pyetje, ka dalë si vijon:

20.3% – shumë të kënaqur

30.9% – të kënaqur

27.4% – të pakënaqur

2.0% – nuk e di/refuzoj të përgjigjem

Metodologjia e aplikuar në këtë hulumtim, është bërë me përzgjedhjen e amvisërisë duke shfrytëzuar metodën sistematike të rastësisë, si dhe zhvillimin e anketës me personin i cili e ka ditëlindjen e parë më të afërt i moshës mbi 18 vjet.

Për hulumtimin e kryer, lista votuese e KQZ-së e vitit 2021 ka shërbyer si kornizë për ndërtimin e mostrës, ndërkaq mostra n=1065 e dizajnuar për sigurimin e mostrës përfaqësuese, e shtresuar sipas etniciteteve shqiptar, serb dhe minoritete jo-serbe. Minoritetet e mbi-përfaqësuara në anketim, mostra e peshuar për analizë.

Gjinia e të anketuarve është 50.3% meshkuj dhe 49.7% femra, ndërkaq shtrirja sipas vendbanimeve urban 42.8% dhe 57.2% rural. Margjina e gabimit ±3 pikë të përqindjes në përzgjedhje për interval të konfidencës 95%. Periudha e anketimit është mes 07 dhe 15 marsit 2022. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz