back to top
Thursday, February 5, 2026
BallinaSportHuazim, blerje apo shkëmbim? Trabzonspori nuk dorëzohet për Rashicën

Huazim, blerje apo shkëmbim? Trabzonspori nuk dorëzohet për Rashicën

Të ngjajshme

Ekstradohet R.K., nga Britania e Madhe për në Kosovë, kërkohej për grabitje

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim...

Debutim i jashtëzakonshëm për Benzema te Al Hilal – het-trik në ndeshjen e parë

Karim Benzema ka shkëlqyer menjëherë me Al Hilal, duke...

I bën hajr skuadra e re, Benzema shënon “hat-trick” në debutim

Karim Benzema duket se ka bërë zgjidhjen e duhur...

Vetura godet këmbësorin në Mitrovicë të Jugut, i lënduari dërgohet për trajtim

Një aksident i rëndë trafiku është regjistruar sonte në...

Klubi turk Trabzonspori po vazhdon përpjekjet për të siguruar shërbimet e sulmuesit kosovar Milot Rashica nga Besiktasi, sipas raportimeve të mediave turke të enjten.

Trabzonspori shpreson që marrëveshja të finalizohet brenda të premtes, ditën e fundit të afatit kalimtar dimëror në Turqi. Rashica shihet si një përforcim kyç për repartin ofensiv të skuadrës, dhe klubi po bën gjithçka për të bindur Besiktasin për lirimin e tij.

Sipas raportimeve, për transferimin e Rashicës, Trabzonspori ka ofruar tre opsione: huazim të përkohshëm, blerje me këste ose shkëmbim me ndonjë lojtar tjetër nga skuadra turke.

Rashica pritet të luajë një rol vendimtar në sulmin e Trabzonsporit në pjesën e mbetur të sezonit, nëse marrëveshja realizohet në kohë. /GazetaExpress

Të Fundit

Sport

ShowBiz