back to top
Saturday, August 16, 2025
BallinaLajmeHuaja e RTK’së në qeveri për rroga, OSBE: Inkurajojmë një model financimi...

Huaja e RTK’së në qeveri për rroga, OSBE: Inkurajojmë një model financimi të qëndrueshëm dhe transparent

Të ngjajshme

4923 denoncime përmes aplikacionit “Hapësira ime publike”

Vetëm pak ditë pas prezantimit nga kryeministri Edi Rama...

“Siparantum” garon në Thailand International Choral Festival

Kori “Siparantum” do të përfaqësojë Kosovën në Thailand International...

Hoti kritikon qasjen e LVV-së ndaj institucioneve: Vendi po rrëshqet në autokraci partiake

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka deklaruar se gjatë qeverisjes së...

AKB: KEDS dhe ZRRE po shantazhojnë bizneset, mijëra vende pune në rrezik

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka reaguar ashpër ndaj veprimeve...

Dje Qeveria në detyrë e Kosovës ka marrë disa vendime e ndër to edhe aprovimin e kërkesës së Radio Televizionit të Kosovës për huamarrje pas situatës financiare ku punëtorët kanë mbetur pa paga.

Rreth kësaj, ka reaguar OSBE nga ku është mirëpritur ky vendim duke thënë se RTK ka një rol jetësor për të luajtur duke mundësuar shprehjen e lirë.

Në reagim është thënë edhe se, vazhdimi i funksionimit të RTK’së është thelbësor për jetën demokratike dhe besueshmërinë e Kosovës, si dhe për qeverisjen transparente dhe reputacionin e medias

Postimi:

Misioni i OSBE-së në Kosovë mirëpret vendimin e Qeverisë së përkohshme për të miratuar, në parim, një kredi të përkohshme për të mbështetur Radio Televizionin e Kosovës (RTK) dhe për të lehtësuar situatën e rëndë financiare që po vazhdon. RTK – si transmetues publik – ka një rol jetësor për të luajtur, duke mundësuar shprehjen e lirë, debatin demokratik dhe informacionin e paanshëm për të gjitha komunitetet.

Vazhdimi i funksionimit të tij është thelbësor për jetën demokratike dhe besueshmërinë e Kosovës, qeverisjen transparente dhe reputacionin e medias. Si një rrugë përpara, ne inkurajojmë hapa drejt një modeli financimi të qëndrueshëm dhe transparent që mbron pavarësinë dhe rolin e RTK-së në shërbim publik.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz