back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeKomuna e Skenderajt ndan 42 hektarë subvencione për fermerët

Komuna e Skenderajt ndan 42 hektarë subvencione për fermerët

Të ngjajshme

Gallapeni: Me zemër e shpirt për Kosovën, krenar dhe i lumtur!

Dion Gallapeni, në rrjetet sociale ka bërë një shkrim...

Deputeti i PDK-së: VV nuk i ka numrat për qeveri, qëllimshëm bëjnë bllokada

Tashmë janë bërë shtatë muaj prej mbajtjes së zgjedhjeve...

Kultivoi bimë narkotike në Malësinë e Madhe, arrestohet 54-vjeçari

Një 54-vjeçar u arrestua nga policia në Malësinë e...

Shefja e Komisionit Evropian kërkon sanksione dhe pezullim të pjesshëm të tregtisë me Izraelin

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi...

Bordi i Drejtorëve i Komunës së Skenderajt i udhëhequr nga nënkryetari, Fadil Nura ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën ka diskutuar një varg çështjesh të rëndësishme dhe projektesh që do të realizohen gjatë vitit 2017.

Bordi në mbledhjen e sotme ndër të tjera ka diskutuar për: procesin e përzgjedhjes së drejtorëve dhe zëvendësdretorëve të disa shkollave, përgatitjet për kremtimin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës, nivelin e të hyrave vetanake në fillim të vitit, përgatitjet për subvencionimin e fermerëve në mbjelljen e fidaneve të pemëve, procesin e vendosjes së numrave të adresave dhe çështje të tjera të rëndësishme.

Nënkryetari Nura ka kërkuar që shumë shpejt të nisin procedurat për ndarjen e subvencioneve në bujqësi. Komuna e Skenderajt në vitin 2017 do të subvencionojë fermerët në mbjelljen e fidaneve të pemëve.

Në bazë prioriteteve të caktuara më herët,  komuna sivjet do të subvencionojë në kultivimin e pemëve, kryeshisht në mollë dhe kumbull. Sipas parashikimeve në Skenderaj këtë vit do të mbillen 42 hektarë me fidane të pemëve, mollë dhe kumbull. Kjo do të realizohet me subvencionim nga komuna dhe pjesëmarrje të bujqve të Skenderajt.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz