BallinaLajmeHoxhaj në takim me 40 ndërmarrës në Suharekë: Do t'i sanojmë dëmet...

Hoxhaj në takim me 40 ndërmarrës në Suharekë: Do t’i sanojmë dëmet nga pandemia në sektorin privat që në 100 ditëshin e parë të qeverisjes

Të ngjajshme

PDK-ja kundër qasjes së Kurtit, Deliu-Kodra: Qytetarët meritojnë jetë më të mirë

Blerta Deliu-Kodra, kandidate për deputete nga Partia Demokratike e...

Punë edhe gjatë natës për largimin e mbeturinave vëllimore në kryeqytet

Leutrim Retkoceri, drejtor i Shërbimeve Publike në Prishtinë, ka...

Rashford ul pagën për të qëndruar te Barcelona

Barcelona ka disa vendime të rëndësishme për të marrë...

Xabi Alonso flet pas emërimit te Chelsea: Nder për mua, tani të fitojmë trofe

Chelsea ka konfirmuar sot në faqen zyrtare emërimin e Xabi...

Zgjedhjet e 7 qershorit – sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës

Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve nga diaspora...

Kandidati i PDK-së për kryeministër, njëherësh kryetari në detyrë, Enver Hoxhaj bashkë me kryetarin e degës së PDK-së në Suharekë, Ramë Vataj sot ka takuar përfaqësuesit e Shoqatës së Bizneseve në këtë qytet.

Gjatë takimit me 40 ndërmarrës të bizneseve të sektorëve të ndryshëm, Hoxhaj ka thënë se PDK-ja si parti e qendrës së djathtë, në qendër të programit të saj zhvillimor e ka vendosur mbështetjen për bizneset e vogla dhe të mesme, të cilat paraqesin shtyllën kryesore të zhvillimit ekonomik të Kosovës.

“Ishte kënaqësi të takoj ndërmarrësit e Suharekës dhe të bisedoj me ta për programin ekonomik të PDK-së dhe Qeverisë që do ta udhëheqim. Natyrisht se ne e kemi një vizion të qartë se çka po ndodhë me zhvillimin ekonomik të Kosovës. Kam marrë ide dhe proprozime konkrete nga bizneset dhe PDK-ja do të dalë me program të plotë ekonomik për sektorin privat, për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, që janë shtyllë e zhvillimit ekonomik dhe do të bëj përpjekje që këto kërkesa të jetësohen në 100 ditëshin e parë”, ka thënë Hoxhaj.

Tutje, ai ka thënë se qëllimi i këtyre masave është eliminimi i procedurave burokratike për bizneset, sidomos për krijimin e bizneseve të reja duke krijuar një skemë e cila ka për synim të mbështesë kryesisht ndërmarrësinë te të rinjtë.

Po ashtu, ai foli edhe për të mbështetjen e punëtorëve në sektorin privat, trajtimin e dinjitetshëm dhe mbrojtjen me ligj të të drejtave të tyre.

Sipas tij, përmes këtyre masave synohet të bëhet financimi i programeve të ndryshme të edukimit dhe të trajnimit për ndërmarrësit dhe për personelin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme me qëllim të rritjes së kulturës ndërmarrëse dhe të pajisjes me njohuri rreth praktikave moderne të menaxhimit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz