back to top
Wednesday, August 20, 2025
BallinaLajmeHoxhaj: Lista Serbe dhe Beogradi nuk mund ta bllokojnë procesin e formimit...

Hoxhaj: Lista Serbe dhe Beogradi nuk mund ta bllokojnë procesin e formimit të Ushtrisë

Të ngjajshme

Shqipëria e para në Evropë për energjinë e rinovueshme

Shqipëria renditet në vendin e parë në Europë për...

Arrihet marrëveshja, Villareal siguron lojtarin e Chelseat

Villareal ka bërë një goditje të mdhe në tregun...

111 mijë hyrje-dalje nga Durrësi vetëm në korrik

Nëpërmjet portës kryesore detare të vendit, Portit të Durrësit,...

Rusia nuk ndal dronët mbi Ukrainë, viktima dhe të plagosur

Sulmet ruse ndaj Ukrainës nuk janë ndalur, edhe pse...

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një postimi në Facebook ka vlerësuar se procedimi në Kuvend i tri projektligjeve të miratuara në qeveri për shndërrimin e Forcës së Sigurisë në Forcë të Armatosur është diçka jashtëzakonisht e rëndësishme.

Sipas Hoxhajt, përcjell Telegrafi, qëndrimi i Partisë Demokratike të Kosovës ka qenë gjithmonë i qartë, dhe vazhdon të jetë i tillë: Kosova është vend sovran dhe do ta ketë ushtrinë e saj.

“Lista Serbe dhe Beogradi nuk mund ta bllokojnë këtë proces në pafundësi. Të gjitha partitë politike në Kosovë duhet ta mbështesin këtë ligj, i cili sjell një kapitull të ri që e bën Kosovën me Forca të Armatosura”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Ndryshe, Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje urgjente, ku është propozuar edhe zyrtarisht transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri, gjegjësisht është votuar Projektligji për transformimin e FSK-së në Ushtri. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz