back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeHoxhaj i përgjigjet Kurtz në gazetën austriake: Vijë e kuqe për ndryshim...

Hoxhaj i përgjigjet Kurtz në gazetën austriake: Vijë e kuqe për ndryshim kufijsh

Të ngjajshme

Bedri Hamza e Xhavit Haliti e nisin ditën në Pejë, të bindur për fitore

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës(PDK), Bedri...

Ish-kryeministri pakistanez dhe gruaja e tij dënohen me nga 17 vjet burg

Një gjykatë pakistaneze dënoi të shtunën ish-kryeministrin Imran Khan...

Përfaqësuesja e Kosovës shënon rritje të madhe në ”Transfermarkt”

Rezultatet e mira të Përfaqësues së Kosovës në muajt...
- Advertisement -

Enver Hoxhaj ka vendosur ta kundërshtojë kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurtz, duke dhënë intervistë në gazetën më të madhe austriake, për të kundërshtuar ndryshimin e kufijve. Kurtz është në të njëjtën linjë edhe me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, i cili po promovon këtë ide. Hoxhaj ka thënë se ka vija të kuqe që mos të preken kufijtë e Kosovës.

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, në një intervistë për gazetën austriake, Der Standard, ka thënë se ndryshimi i kufijve është një vijë e kuqe për Kosovën, duke shprehur qëndrimin e njëjtë me atë të kryeministrit Ramush Haradinaj.

Ndonëse ish-shefi i Hoxhajt, presidenti Hashim Thaçi vazhdon të lobojë për idenë e tij të ndryshimit të kufijve dhe për këtë ka marrë përkrahje edhe nga kancelari austriak, Sebastian Kurz, Hoxhaj pohon vetëm versionin e Qeverisë si të pranueshëm.

Në intervistën e realizuar nga gazetarja, Adelheid Wolfl, e cila ditë më parë botoi një tekst se si do të duket marrëveshja Kosovë-Serbi, Hoxhaj ka thënë se pala kosovare pret që nga dialogu ta fitojë një ulëse në Kombet e Bashkuara.

Po ashtu, zv.kryeministri beson se marrëveshja mund të arrihet në qershor, afat ky që është përmendur në një dokument që ka qarkulluar së fundmi në media vendore dhe ndërkombëtare.

“Nëse ne dialogojmë më si duhet, në mars, prill dhe maj, atëherë në mesin e vitit mund të arrihet marrëveshja”, ka thënë zv.kryeministrin. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz