BallinatoplajmiHoxhaj: Do të bëjmë çdo gjë që Hamza të jetë kryeministër, s’shohim...

Hoxhaj: Do të bëjmë çdo gjë që Hamza të jetë kryeministër, s’shohim mundësi bashkëpunimi me LVV-në

Të ngjajshme

Trajnimi për kërkim-shpëtim malor, FSK forcon reagimin ndaj emergjencave

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se në...

Kreshnik Uka “ylli i javës” në Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin...

Opozita: S’ka komunikim për seancën e presidentit

Nuk ka asnjë informacion për ndonjë seancë rreth shefit...

Debat për Specialen, nga kërkesa për raportim te tërheqja e Behramit

Nënkryetari i komisionit të drejtave të njeriut, Artan Behrami...

Partia Demokratike e Kosovës “nuk sheh mundësi bashkëpunimi” me Lëvizjen Vetëvendosje pas zgjedhjeve, ka thënë Enver Hoxhaj.

Hoxhaj tha se Vetëvendosjes, si parti e parë, i takon të synojë formimin e qeverisë së re, por se, në qoftë se nuk e bën, e bën PDK-ja.

“Mendoj se pasi të mbyllet procesi i votimeve ne do të duhet të vendosim për situata të veçanta në mënyrë të veçantë por parimisht dhe këtu jemi shumë të vendosur ne shohim Bedri Hamzën kryeministër dhe PDK-ja është e vendosur që të bëjë çdo gjë që ta mbështesë zotin Hamza që të jetë Kryeministër i qeverisë së Republikës së Kosovës”.

“Ne kemi pasur kritikë të madhe për LVV-në gjatë katër viteve të fundit të qeverisjes, mendoj që me sjelljet dhe veprimet e tij, zoti Kurti, e ka dëmtu shumë interesin shtetëror të Kosovës prandaj edhe nuk shohim ndonjë mundësi të bashkëpunimit me këtë subjekt politik ” tha Hoxhaj për Blic Interview.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz