BallinaLajmeHoxha: Shërbimi Noterial është kontribuues i madh pozitiv i sistemit të drejtësisë

Hoxha: Shërbimi Noterial është kontribuues i madh pozitiv i sistemit të drejtësisë

Të ngjajshme

Ministri izraelit kërkon zgjerimin e kufirit deri në lumin Litani të Libanit

Izraeli duhet të zgjerojë kufirin e tij me Libanin...

Fulham vendos ta blejë Chukwuezen, ja sa miliona do t’i fitojë Milani

Raportohet se Fulhami ka vendosur të aktivizojë opsionin e...

Dogana zvicerane konfiskon një sasi të madhe pule dhe patate të skuqura

Zyrtarët doganorë zviceranë sekuestruan sasi të mëdha pule, patate...

Kurti takon ambasadorin Dietz, thellohet bashkëpunimi me mbështetje 50 milionë euro

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në...

Sot,  Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, në pesë vjetorin e Shërbimit Noterial në Kosovë, mori pjesë dhe mbajti fjalë përshëndetëse, me rastin e këtij solemniteti.

Në fjalën e saj para te pranishmeve, znj Hoxha, theksoi se është kënaqësi e veçantë që po shënojmë 5 vjetorin e Shërbimit Noterial të Kosovës. “Para 5 vitesh u krijua shërbimi noterial në Kosovë, i cili plotësoi një hapësirë të madhe në sistemin e drejtësisë që fillimisht u ofroi qytetarëve qasje më të shpejtë në shërbimet e caktuara, si dhe më e rëndësishmja, ndihmoi në shkarkimin e gjykatave nga numri i madh i lëndëve”, theksoi ministrja Hoxha.

Falë praktikave të mira, Noteria në Kosovë, theksoi Ministrja, ka arritur të shndërrohet në njërën nga shërbimet dhe profesionet me të respektuara në vend.

Gjatë kësaj periudhe, shërbimi i noterisë, përveç punës së shkëlqyeshme që ka bërë, ka shënuar edhe suksese në sferën ndërkombëtare, me ç‘rast do të veçoja anëtarësimin e Odes së Noterëve të Kosovës në Unionin Ndërkombëtar të Noterisë me të drejta të plota, i cili padyshim se paraqet sukses jo vetëm për shërbimin noterial por për gjithë sistemin e drejtësisë në Kosovë”, tha Ministrja Hoxha.

Ministrja Hoxha vuri në dukje se ky sukses nuk do te ishte arritur pa ndihmën e partnerëve tanë dhe falënderoi Qeverinë Zvicerane për mbështetjen që ka dhënë për shërbimin noterial qysh nga themelimi i këtij shërbimi e deri më sot.

Në fund të fjalës së saj, znj Hoxha ua uroi edhe një herë 5 vjetorin e Shërbimin Noterial dhe i përgëzoi noterët për punën e tyre qe kanë kryer dhe po kryejnë deri tash, punë kjo e cila ka kontribuar që të përmirësohet jeta private e qytetarëve të Kosovës.​

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz