Hoxha: Nuk po mundem me imagjinu Vjosën me gaz lotsjellës në Kuvend, ajo është demokrate
03

Lexo edheRast shantazhi/ Më jep para ose do t’i publikojë videot e tua private në rrjetet sociale

Deputeti i PDK’së, Sejdi Hoxha, ka ironizuar me marrëveshjen e fundit mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, gjë e cila po cilësohet edhe si aderim i kësaj të fundit në VV.
Hoxha përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook tha se nuk mund ta imagjinojë Vjosa Osmanin duke ndjekur sjelljet e VV’së, ai ka përmendur edhe hedhjen e gazit lotsjellës.
“Nuk po mundem me imaxhinu Vjosën qysh ka me hedh gaz lotsjellës ne sallën e Kuvendit, dhe akte të tjera të dhunës se ajo është demokrate”, ka shkruar Hoxha.
Postimi i plotë:

Lexo edheRast shantazhi/ Më jep para ose do t’i publikojë videot e tua private në rrjetet sociale
Koalicioni i Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit është koalicioni me i panatyrshëm politik qe ka ndodhur deri me tani, ky koalicion do ta ketë fatin e njëjtë sikur koalicioni LVV-LDK i proklamuar 4+4 e i cili zgjati 52 ditë, do ta dëshmoj koha.
Ky është koalicion i frikës së humbjes së zgjedhjeve, këtë e dëshmon edhe frika që ka Albini të dal në debat me Kryeministrin e ardhshëm Prof. Enver Hoxhaj.
Krejt në fund nuk po mundem imaxhinu Vjosën qysh ka me hedh gaz lotsjellës ne sallën e Kuvendit, dhe akte të tjera të dhunës se ajo është demokrate.