BallinaLajmeHoti: RTK veç sa nuk e ka hap një kanal të veçantë...

Hoti: RTK veç sa nuk e ka hap një kanal të veçantë për aktivitetet e Thaçit

Të ngjajshme

Shefi i Grupit parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti tha sot se krejt shërbimi diplomatik i Kosovës është vënë në funksion të përmirësimit të imazhit të presidentit Hashim Thaçi.

Hoti në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se televizioni publik RTK veç sa nuk ka hapur një kanal të veçantë për aktivitetet e Thaçit.

“Disa vende kanë dhënë shenja se do ta ri-shqyrtojnë njohjen e Kosovës. Nuk bëhet fjalë për njohje të reja. Sukses sot i diplomacisë kosovare konsiderohet parandalimi i tërheqjeve të njohjeve. Ministri i Jashtëm përflitet për pjesëmarrje në borde të ndryshme krahas personaliteteve të dyshimta ruse. Kjo është diplomacia e Kryeministrit Haradinaj dhe Kryeparlamentarit Veseli, si dy partnerët kryesorë të koalicionit. Komprometimi më tutje i shtetit të Kosovës duhet të ndalohet sa më parë”, ka shkruar Hoti.

Lexoni të plotë postimin e Hotit:

DIPLOMACIA E KOMPROMETUAR E SHTETIT TË KOSOVËS

Politika e jashtme e Kosovës ka kaluar në defanzivë dhe është reduktuar në aktivitete për përmirësimin e imazhit të Thaçit. Krejt shërbimi diplomatik i Kosovës është vënë në funksion të përmirësimit të imazhit të tij personal. Televizioni publik RTK veç sa nuk ka hapur një kanal të veçantë për aktivitetet e Thaçit.

Disa vende kanë dhënë shenja se do ta ri-shqyrtojnë njohjen e Kosovës.

Nuk bëhet fjalë për njohje të reja. Sukses sot i diplomacisë kosovare konsiderohet parandalimi i tërheqjeve të njohjeve.

Ministri i Jashtëm përflitet për pjesëmarrje në borde të ndryshme krahas personaliteteve të dyshimta ruse.

Kjo është diplomacia e Kryeministrit Haradinaj dhe Kryeparlamentarit Veseli, si dy partnerët kryesorë të koalicionit.

Komprometimi më tutje i shtetit të Kosovës duhet të ndalohet sa më parë. Diplomacia e Kosovës duhet të kthehet në funksion të shtetit të Kosovës.

Ata që i duan të mirën këtij vendi duhet të bëhen bashkë dhe të mbështesin LDK-në dhe partnerët e saj për të ndaluar degradimin e shtetit të Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz