Hoti: Qeveria e ardhshme nuk do të ndërtohet me votë ruse
Rexhep Hoti, nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës në një intervistë për RTV 21 ka folur për krijimin e Qeverisë.
Hoti thotë se kandidati i koalicionit PAN për kryeministër Ramush Haradinaj i ka votat e mjaftueshme për krijimin e Qeverisë.
“Qeveria e ardhshme nuk do të ndërtohet me votë ruse, Qeveria e ardhshme nuk do të ndërtohet me votë të dhunuesve, Qeveria e ardhshme nuk do të ndërtohet me votë të fundamentalizëve radikal të cilët edhe atdheun e kanë vënë si një copë leckë për ta shitur, Qeveria e ardhshme nuk do të ndërtohet me votë të korruptuar dhe kriminalizuar, Qeveria e ardhshme do të ndërtohet me votë të ministrave të pastër të cilët janë në shërbim të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj”, tha mes tjerash Hoti.
Lexo edheHaliti: Koalicioni i ka votat për zgjedhjen e Qeverisë së re
Hoti po ashtu tha se ata që kanë menduar se mund të marrin votë me ndihmën e rusëve kanë gabuar, duke mos treguar se për kënd saktësisht e ka fjalën.














