back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeHoti pyetet në PE se a do të mund ta mbajë pushtetin...

Hoti pyetet në PE se a do të mund ta mbajë pushtetin që e mori nga fituesi i zgjedhjeve

Të ngjajshme

FSK organizon trajnime dhe vlerësime praktike për kadetët në Badovc dhe Koliq

Komuna e Prishtinës njofton qytetarët për dy aktivitete të...

OBSH-ja sheh rrezik të ulët të përhapjes së virusit Nipah përtej Indisë

Ekziston një rrezik i ulët i përhapjes së virusit...

Ilir Ferati në 16-vjetorin e shuarjes së Fadilit: Rruga dhe ideali i tij vazhdon përmes nesh

Sot shënohet 16-vjetori i shuarjes së Fadil Feratit, ish-kryetarit...

Lookman drejt largimit nga Atalanta, pritet t’i bashkohet gjigantit evropian

Ademola Lookman është afër largimit nga Atalanta. Sipas Fabrizio Romanos,...

Kryeministri Avdullah Hoti po u përgjigjet pyetjeve të deputetëve të Parlamentit Evropian në Bruksel. Është pyetur nëse do të mund të qëndrojë në pushtetin që e ka marrë “nga fituesi i zgjedhjeve”.

Oaportuesja për Kosovën në PE, Viola von Cramen, u tregua e butë në pyetjet e saj ndaj kryeministrit, edhe pse ajo ka qenë përkrahëse e Qeverisë së Albin Kurtit.

Ajo e pyeti kryeministrin vetëm pse është shuar Ministria për Integrime Evropiane.

Një tjetër eurodeputet i shtroi Hotit pyetje për politikën e jashtme. I tha kryeministrit se e ka marrë pushtetin nga fituesi i zgjedhjeve dhe e pyeti se a do të mund të mbijetojë qeveria që Hoti e udhëheq, pa shkuar në zgjedhje.,

“Ju erdhët në pushtet duke e marrë nga fituesi i zgjedhjeve, që ka shkaktuar shumë frustrim atje. Si do të qëndroni në pushtet nëse keni ardhur në pushtet në këtë formë?”, ka pyetur eurodeputeti.

Ndërkaq, Hoti kur u përgjigj në një sër pyetjesh bashkë, u ndal edhe te ajo që ai e quajti “politikë e brendshme”.

Hoti tha se nuk ka asnjë arsye për zgjedhje të reja në Kosovë dhe se udhëheq një koalicion qeverisës me shumicën e votave të Kuvendit.

“Sa i përket politikës së brendshme, nuk shoh asnjë arsye për zgjedhje të reja. Jemi një koalicion me shumicë të Kuvendit. Edhe ne si cdo koalicion kemi cështje të brendshme, por nuk shoh asnjë arsye që ky koalicion të mos vazhdojë. Jemi të angazhuar për një zgjidhje finale me Serbinë. Po kërkojë nga ju që të na përkrahni në këtë proces”, ka thënë Hoti, transmeton Gazeta Express.

Kryeministri Hoti në Kuvend ka folur edhe për marrëveshjen e 4 shtatorit në Uashington

Të Fundit

Sport

ShowBiz