Hoti: Kuvendi nuk është i konstituuar, janë shkelur parimet kushtetuese
dp

Lexo edhe“Jam i zhgënjyer me Putinin”, Trump: Do të bëjmë diçka për t’u ndihmuar njerëzve të jetojnë

“Proceduralisht, sipas Kushtetutës dhe sipas rregullores së Kuvendit e aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi nuk është i konstituuar. Në interpretimin e saktë dhe teknik të procedurave, që janë zhvilluar atë ditë në Kuvend, ka pasur shkelje. Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese e thotë qartë që ndërrimi i rendit të ditës është antikushtetues”, ka thënë Hoti në RTK.
“Shkelja kushtetuese është bërë kur janë ndarë dy votimet për nënkryetarë nga komunitetet jo-shumicë”, ka thënë ai për RTK-në.

Lexo edhe“Jam i zhgënjyer me Putinin”, Trump: Do të bëjmë diçka për t’u ndihmuar njerëzve të jetojnë
Hoti ka thënë se përderisa Kuvendi nuk është i konstituuar, nuk ka logjikë të mbahet mbledhje nga ana e kryesisë së Kuvendit, sepse, sipas tij, ato s’kanë rëndësi kushtetuese. Ai ka thënë se duhet njoftuar Presidentja e vendit për formimin e legjislaturës së nëntë.