back to top
Saturday, February 28, 2026
BallinaLajmeHoti: Gjatë këtij viti, ligji për statusin e veteranëve do t’i nënshtrohet...

Hoti: Gjatë këtij viti, ligji për statusin e veteranëve do t’i nënshtrohet vlerësimit

Të ngjajshme

Netanyahu: Regjimi iranian nuk duhet të jetë i armatosur me armë bërthamore

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu bëri thirrje për ndryshim regjimi...

Ambasada në Izrael kërkon kujdes nga qytetarët e Kosovës

Në vazhdën e situatës së jashtëzakonshme në Izrael, Ambasada...

Trump thotë se mund të ketë viktima nga operacioni ushtarak në Iran

Presidenti Donald Trump tha se jetët amerikane mund të...

Superkomjuteri parashikon fitusin e Ligës së Kampionëve për sezonin 2025/26

Superkompjuteri i “Opta Analyst” ka publikuar parashikimet për sezonin...

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka listuar projektligjet që do të procedohen këtë vit, bashkë me ligjet që parashikohet t’i nënshtrohen procesit të vlerësimit.

Përmes një njoftimi, Hoti u shpreh se këto ligje dhe projektligje prekin drejtpërdrejt kategoritë më të ndjeshme dhe shtyllat kryesore të drejtësisë sociale në vend.

Në mesin e projektligjeve për procedim është ai për skemën e ndihmës sociale, për personat e zhdukur, për punën, sigurinë dhe shëndetin në punë.

“Vlerësimi ex-post ka për qëllim të analizojë zbatimin praktik të ligjeve, efektet e tyre në terren, si dhe nevojën eventuale për ndryshime apo plotësime” deklaroi Hoti.

Ai po ashtu bëri me dije se ligjet që gjatë këtij viti do t’i nënshtrohen vlerësimit janë: luigji për skemat pensionale, ligji për veteranët e luftës së UÇK-së, si dhe ai për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimave civile dhe familjeve të tyre.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz