Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka alarmuar për numrin e madh të fondeve të pezulluara si pasojë e sanksioneve.
Hoti tha se 613.4 milionë euro është kostoja totale e masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës për periudhën shtator 2023 -prill 2025.
“Këtu përfshihen projektet e pezulluara për afat të pacaktuar. Nga kjo shumë, 7.1 mln euro janë të humbura plotësisht, të cilat parashiheshin për bujqësi, turizëm rural, ndërmarrje etj”.
Postimi i plotë:
613.4 mln euro është kostoja totale e masave të BE-së ndaj Kosovës për periudhën qershor 2023 – prill 2025. Këtu përfshihen projektet e pezulluara për afat të pacaktuar. Nga kjo shumë, 7.1 mln euro janë të humbura plotësisht, të cilat parashiheshin për bujqësi, turizëm rural, ndërmarrje etj. Sektorët më së shumti të ndikuar janë: mjedisi 351 mln euro, energjia 114 mln euro, digjitalizimi 57 mln euro, kultura 15 mln euro etj.
Tabela në vijim paraqet projektet kryesore që janë të pezulluara.
(Burim: GAP, maj 2025: Ndikimi financiar i masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës)./Lajmi.net/