BallinaLajmeHoqa e Madhe bllokon rrugën, se lejon autobusin për në Leposaviq (Foto)

Hoqa e Madhe bllokon rrugën, se lejon autobusin për në Leposaviq (Foto)

Të ngjajshme

Kapet shoferi që me makinë goditi 11-vjeçaren nga Shkupi

Policia e ka gjetur drejtuesin e automjetit që më...

Rritje e remitencave, 1.4 miliardë euro hynë në Kosovë gjatë vitit 2025

Remitencat në Kosovë gjatë vitit 2025 kanë arritur vlerën...

Kryediplomatja e BE: Na duhet një dalje nga kjo luftë, jo përshkallëzim në Lindjen e Mesme

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja...

Banorë të Hoqës së Madhe të Rahovecit janë duke protestuar kundër fushatës së Serbisë në Kosovë. Ata që nga ora 07:30 kanë dalë në protestë në Hoqë të Madhe, ku kanë bllokuar rrugën për të mos e lënë autobusin me banorë serbë të kalojë andej.

Autobusi parashihet të shkojë në Leposaviq për të pritur politikanët serbë, raporton Indeksonline.

Sipas banorëve të Hoqës së Madhe të cilët i kanë dërguar informata redaksisë se ndonëse Policia e Kosovës me disa përfaqësues serbë të Hoqës së Madhe, kanë kërkuar që të lirohet rruga, por banorët nuk janë bindur.

Ata janë të vendosur që të mos e lejojnë autobusin të kalojë, deri sa bëhet e ditur se veturat e banorëve lejohet të kalojnë rrugën pa problem.

Ndryshe, dje kryeministrit serb Aleksandër Vuçiq, Qeveria e Kosovës i ka lejuar ta vizitojë Kosovën për tri orë, por këtë Vuçiq e ka quajtur “cirk” dhe e ka anuluar vizitën, por pritet që të vijë një delegacion nga partia e tij.

T
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz