back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaLajmeHolanda kërkon rikthimin e vizave për shqiptarët, por çfarë përcakton rregullorja e...

Holanda kërkon rikthimin e vizave për shqiptarët, por çfarë përcakton rregullorja e BE-së

Të ngjajshme

BE-ja ashpërson ligjet e azilit, kërkesat nga kosovarët do të përpunohen më shpejt

Parlamenti Evropian dha miratimin përfundimtar për një listë që...

Policia identifikon një 18-vjeçar si të dyshuar për të shtënat në Kanada

Një 18-vjeçar është emëruar si i dyshuari për të...

​Përplasje titanësh në Kupën e Mbretit: Atlético–Barcelona ndez gjysmëfinalen sonte

Atlético Madrid dhe Barcelona përballen në gjysmëfinalen e Kupës...

Dy persona rrahin një tjetër, policia interviston të dyshuarit

Policia e Kosovës ka njoftuar së një rast i...

Mediat holandeze gjatë ditës së djeshme bënë me dije se qeveria e tyre ka kërkuar rikthimin e sistemit të vizave për shqiptarët, kjo për shkak të numrit të madh të azilkërkuesve, pro edhe të krimit në rritje.

Por a çfarë përcakton rregullorja e BE-së për zonën Shengen.

Asnjë shtet nuk mund të vendosë individualisht për rikthimin e vizave.

Sipas rregullores mbi regjimin e vizave, kriter penalizues është kur numri i azilkërkuesve është i madh dhe kur në të njëjtën kohë shteti prej nga vijnë këto kërkesa nuk bashkëpunon për riatdhesimet e azilkërkuesve, gjë që në fakt nuk ka ndodhur me Shqipërinë, ku në mënyrë të vazhdueshme riatdhesohen persona që kërkojnë azil pa plotësuar kriteret.

Edhe në rastet ku shteti nuk bashkëpunon, atij i lihet një afat 6 mujor për të reflektuar, dhe vetëm në rastet kur sërish bashkëpunimi për riatdhesime mungon, atëherë mund të ketë penalizime.

Megjithatë, në rastet kur një shtet shpreh shqetësimin për numrin e lartë të azilkërkuesve, parlamenti dhe Komisioni Europian duhet të monitorojë përmbushjen e kritereve, emigracionin e rregullt, përfitimet ekonomike, si dhe mbrojtjen e të drejtave e thelbësore të tyre.

Në raste të rralla, vendet e zonës Shengen mund të vendosin një kontroll intensiv nga 1-30 ditë në të gjitha pikat kufitare.

sipas rregullores, kërkesa për rikthimin e regjimit të vizave kërkon votë unanime nga Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian.

Të Fundit

Sport

ShowBiz