Historia e dhimbshme e 10-vjeçarit shqiptar që shet misra për familjen dhe shkollën |Foto+Video
03

Lexo edhe“Air Albania” do të hapet edhe në Prishtinë, flet Edi Rama

Djali me pamje të pafajshme që shihni në foto është Oligerti, një 10-vjeçar që shet misra çdo ditë në vendin e quajtur “Ura e Karicës” për të siguruar të ardhura për familjen e tij dhe rrobat e librat e shkollës.

Oligerti ka rrëfyer për “Faxweb” se del në rrugë çdo ditë në orën 8 të mëngjesit dhe kthehet në shtëpi në orën 19:00. Me këpucët e grisura, Oligerti qëndron në pikë të të nxehtit duke pritur për dikë që të ndalojë e të blejë misra.


Lexo edhe“Air Albania” do të hapet edhe në Prishtinë, flet Edi Rama
’Duhet me shit misra me bërë lekë, se duhet me ble rrobat e dimrit. Mami dhe babi janë pa punë dal nga ora 7 e mëngjesit deri në 7 të darkës”, shprehet ai. Ndiqni videon.