BallinaLajmeHillary së shpejti vazhdon fushatën parazgjedhore, ishte ndjerë keq për shkak të...

Hillary së shpejti vazhdon fushatën parazgjedhore, ishte ndjerë keq për shkak të pneumonisë

Të ngjajshme

Sekretari amerikan i Mbrojtjes rithekson se “armëpushimi nuk ka përfunduar”

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, këmbënguli se “armëpushimi...

Adelina Thaçi “godet” indirekt Adriana Matoshin: Mjaft ma, artisti s’e ulë nivelin e debatit!

Ish-deputetja e LDK-së, Adelina Thaçi-Meta e ka kritikuar indirekt...

Rexhaj: Brenda LDK-së s’ka pasur votë për Vjosa Osmanin

Arbër Rexhaj nga Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se brenda...

Nënkryetarja u emërua, këta do të jenë 6 drejtorët e PDK-së në Komunën e Prishtinës

Partia Demokratike e Kosovës i është bashkuar qeverisjes me...
Kandidatja demokrate për presidente të SHBA-ve, Hillary Clinton, përveç pneumonisë , nuk ka probleme tjera shëndetësore, ka thënë zëdhënësi i saj, Bryan Falon.

Ai ka shtuar se pret që kah mesi i javës, Clinton t’i kthehet fushatës parazgjedhore, transmeton lajmi.net.

“Pres që deri kah mesi i javës ose fundi i saj, ajo t’i kthehet fushatës parazgjedhore”, ka thënë Falon për televizionin amerikan MSNBC, një ditë pas që Clinton (68 vjeçe), kishte probleme me marramendje gjatë ceremonisë komemorative me rastin e 15 vjetorit të sulmeve terroriste në Nju Jork.

Falon ka shtuar se do të publikohen të dhënat me të reja shëndetësore të Hillaryt, në mënyrë që të hiqen të gjitha dilemat për të, transmeton AFP.

Clinton më herët për shkak të sëmundjes e ka anuluar për sot mitingun parazgjedhor në Kaliforni, derisa mediat spekulojnë se gjendja e saj shëndetësore mund të jetë faktor vendimtar për garën me rivalin republikan, Donald Trump.

Çka është pneumonia:

Pneumoni në mjekësi është inflamacion i parenkimës mushkërore e shprehur në gjuhën popullore, ndezje e mushkërive. Kjo sëmundje mund të paraqitet si virale apo bakteriale. Varësisht nga lloji bëhet edhe mjekimi i saj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz