BallinaRegjionaleSkenderajHidaim Rama emër ideal për Dekadën e Re të PDK-së! Ja historia...

Hidaim Rama emër ideal për Dekadën e Re të PDK-së! Ja historia e tij e bujshme jetësore

Të ngjajshme

Rritet interesimi për dhurim të gjakut

Rezervat e gjakut mbeten jetike për trajtimin e shumë...

Kosova është zhytë në një primitivizëm të thellë politik

Shkruan: Ndue Ukaj Kosova është zhytë në një primitivizëm të...

Arrestohet një 35 vjeçar i dyshuar për kryerjen e disa vjedhjeve në Ferizaj dhe fshatrat përreth

Policia e Kosovës në Ferizaj, gjatë periudhës nëntor 2025-prill...

Sevilla në telashe, lot pas humbjes ndaj Osasunas

Skuadra e Sevillas ka pësuar humbje të rëndë ndaj...

Partia Demokratike e Kosovës ka publikuar listën me emrat e kandidatëve për deputetë nga kjo parti për zgjedhjet e 6 tetorit të këtij viti.

Kësaj liste i prinë kryetari i partisë, Kadri Veseli. Kurse në listë është edhe Hidaim Rama, një emër i njohur në Drenicë dhe më gjerë.

Hidaim Rama është lindur dhe është rritur në Runik të Skenderajt. Shkollën e mesme e vijoi në gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë, derisa studimet për Telekomunikacion dhe Informatikë i kreu në Fakultetin e Elektroteknikës në Universitetin e Prishtinës.

Në kohën kur atdheu kishte nevojë më së shumti, Hidaimi ju bashkua radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke shërbyer në njësitin elitar “Tigrat e Zi”.

Pas çlirimit, deri në vitin 2003, kontributin e tij për vendin e vazhdoi si Shef i Departamentit të Teknologjisë Informative në Gardën e Kosovës.

Trajnimet dhe specializimet e shumta në teknologjinë informative, brenda dhe jashtë vendit, i vazhdoi edhe pas inkuadrimit në kompaninë publike Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës.

Projektet zhvillimore dhe punët e ndryshme menaxheriale në PTK, gjatë gjithë kohës, Hidaimi i ka kryer me nderë dhe dinjitet, dhe për këtë, gëzon respektin e kolegëve dhe të gjithë atyre që kanë pasur rastin ta njohin deri me sot.

Angazhimi politik në shërbim të vendit nuk është privilegj por përgjegjësi, sidomos në këtë kohë kur Kosova jonë ndodhet në udhëkryq të vendimeve të mëdha, vendime që do t’i japin drejtim ndërtimit të mëtejmë të shtetit.

Fotografia e PDK Nendega Runik

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz