BallinaLajmeHetohet bashkëpunimi i SHBA-së me Arabinë Saudite për armët bërthamore

Hetohet bashkëpunimi i SHBA-së me Arabinë Saudite për armët bërthamore

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Sipas një raporti të ri të Kongresit, Shtetet e Bashkuara po përpiqen që me procedura të përshpejtuara t’i japin Arabisë Saudite teknologji të armëve bërthamore.

Një panel i udhëhequr nga politikanët demokratë ka kërkuar që të fillojnë hetimet për planet e Shtëpisë së Bardhë për të ndërtuar reaktorë bërthamorë në Arabinë Saudite. Besohet se këto plane mund ta destabilizojnë situatën e sigurisë në Lindjen e Mesme.

Raportohet se plani për zhvillimin e reaktorëve është shtyrë përpara nga kompanitë e afërta me presidentin amerikan. Komisioni i Përfaqësuesve po kërkon që kjo çështje të hetohet për shkak se dërgimi i pajisjeve teknologjike të armëve bërthamore në Arabi Saudite është duke vazhduar.

Përndryshe, president Trump është takuar më 12 shkurt me prodhuesit e energjisë bërthamore për të diskutuar për ndërtimin e centraleve bërthamore në shtetet e Lindjes, përfshirë Arabinë Saudite.

Arabia Saudite thotë se dëshiron t’i zhvillojë burimet bërthamore të energjisë për ta bërë më të larmishëm këtë sektor dhe për ta zgjidhur problemin e rritjes së nevojës për energji, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz