BallinaBotëHelmohet për vdekje vajza e ish-presidentit (FOTO)

Helmohet për vdekje vajza e ish-presidentit (FOTO)

Të ngjajshme

Goditi kundërshtarin me grusht, portieri i Zaragozas merr dënim të rëndë

Federata spanjolle e futbollit ka dënuar portierin e Real...

AAK konfirmon pjesëmarrjen në takimin e Haxhiut për zgjedhjet e reja

Albulena Haxhiu, në cilësinë e ushtrueses së detyrës së...

Bukuri që “shkrin” Madridin, Olta trondit me format e saj marramendëse

Aktorja e njohur shqiptare, Olta Gixhari, ka trazuar rrjetin...

Aksident në Fier, vetura përplas për vdekje 65-vjeçarin që ngiste biçikletën

Një aksident me pasojë fatale ka ndodhur pak minuta...

Vajza e ish-diktatorit Islam Karimov, Gulnara, ka vdekur si pasojë e helmimit, sipas autoriteteve nga Uzbekistani.

Raportimet për ish-miliarderen, e cila u mbyll në një spital psikiatrik që në vitin 2013 nga pasardhësi i babait të saj, nuk mund të verifikohen menjëherë.

Sipas disa burimeve 44-vjeçarja u mbajt nën arrest shtëpiak, e ndërkohë një raportim tjetër sugjeroi se ajo ishte dëbuar në Izrael.

Karimova u ndalua të merrte pjesë në funeralin e babait në Samarkand në shtator të këtij viti dhe që atëherë miqtë kanë ngritur shqetësime për fatin e saj.

Një website lajmesh i Azisë Qëndrore pohoi se një burim anonim në Shërbimin e Sigurimit Kombëtar Uzbek SNB tha se Gulnara vdiq në Tashkent në 5 Nëntor.

Sipas burimit, i cili ishte vetë i pranishëm në varrim, ai vendosi të telefononte website-in për shkak të frikës për faktin e fëmijëve të saj.

“Personalisht fola me burimin. E morëm informacionin një javë më parë dhe gjatë kësaj kohe jemi përpjekur ta kontrollojmë e ta konfirmojmë.Do doja shumë të mos ishte e vërtetë sepse do të ishte e tmerrshme,” tha redaktorja eGalima Bukharbayeva.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz