back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaShqiptareHelmohen 42 nxënës në shkollë

Helmohen 42 nxënës në shkollë

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

42 nxënës të shkollës së mesme “Janaq Kilica” janë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Fierit.

Ministria e Shëndetësisë njofton se nxënësit të cilët u paraqiten në këtë spital me shenja të intoksikacionit tani janë në gjendje të stabilizuar.

“8 prej tyre kanë lënë spitalin pasi kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa pjesa tjetër po monitorohet në vazhdimësi, por mjekët konfirmojnë se, nuk ka asnjë prej tyre në gjendje të rëndë. Ndërkohë, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor menjëherë sapo është njoftuar për këtë ngjarje dhe ka nisur grupet e inspektimit në terren për verifikim dhe marrjen e masave të menjëhershme” thuhet në njoftim.

Aktualisht, nuk ka të dhëna për ndotje të ajrit në bazë të mostrave të marra nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Fier.

Kjo analizë do të kryhet nesër në orën 07:30 për të vendosur hapjen e shkollës dhe vazhdimin normal të procesit mësimor

Kujtojmë që në këtë shkollë edhe gjatë javës së kalur u helmuan 6 nxënës. Siç raportuan mediat në Shqipëri, gjashtë nxënësit janë helmuar gjatë orës së lëndës së Kimisë, derisa po kryenin ekperimente në laborator, pasi diçka ka shkuar gabim dhe më pas ka shkaktuar reaksion kimik.

Të Fundit

Sport

ShowBiz