BallinaLajmeHeldt për ministrin Vitia dhe Jevtiq: Dikujt nuk po i pëlqen ky...

Heldt për ministrin Vitia dhe Jevtiq: Dikujt nuk po i pëlqen ky bashkëpunim, por jemi të gjithë së bashku

Të ngjajshme

Thierry Henry vlerëson Kroacinë dhe Luka Modriqin

Ish-sulmuesi francez, Thierry Henry ka vlerësuar lartë Kroacinë dhe...

Magna Carta: Pushteti si shërbim, jo si sundim

Shkruan: Arben Malaj Mesazhi i Magna Carta-s (Karta e Madhe...

Sipërmarrësi kosovar dënohet me burg dhe gjobë milionëshe për transferta të dyshimta në Kosovë

Gazeta zvicerane “Bote der Urschweiz” raporton se një gjykatë...

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt tha se ndikimi i pandemisë COVID-19 po vërehet kudo, por që nuk duhet të ndikojë në linjat e komunitetit.

Ai vlerësoi me shumë respekt ministrat e qeverisë Arben Vitia dhe Dalibor Jevtiq, për bashkëpunimin në interes të të gjithëve.

“Bëhet fjalë për jetën dhe sigurinë e njeriut për të gjithë që jetojnë këtu, prandaj ju lutem vazhdoni”, tha Heldt, duke shtuar se në këtë jemi të gjithë së bashku, transmeton Indeksonline.

Madje Heldt reagoi tutje duke thënë se dikujt duket se nuk po i pëlqen ky bashkëpunim.

“Ashtu si gazetaria tendencioze që shkon përtej etikës profesionale nuk i ndihmon njerëzit në teren. Dhe bëhet fjalë për jetën e njerëzve, përtej kufijve në komunitet. Siguria për njërin është siguri për tjetrin. Prandaj ju lutemi me përgjegjësi”, shtoi ai.

Komunikimin e përbashkët të ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia dhe atij të komuniteteve, Dalibor Jevtiq e vlerësoi lartë edhe ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, Phlip Kosnett.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz