back to top
Thursday, September 4, 2025
BallinaLajmeHaziri kritikon Kurtin: I dha homazh një të dënuari për krime lufte...

Haziri kritikon Kurtin: I dha homazh një të dënuari për krime lufte në Kosovë

Të ngjajshme

Kushtetuesja ia nis punës për rastin që ua çoi Lista Srpska

Lista Serbe është ankuar në Gjykatën Kushtetuese lidhur me...

Kim Jong Un zhduk çdo gjurmë të ADN nga Pekini

Një ndër momentet që tërhoqi vëmendjen e mediave ndërkombëtare...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira...

Të paktën 15 të vdekur pasi tramvaji në Lisbonë del nga shinat

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën pasi teleferiku...

Haziri kritikon Kurtin: I dha homazh një të dënuari për krime lufte në Kosovë

Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së, në Debat Plus ka folur edhe...

Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së, në Debat Plus ka folur edhe për Listën Serbe, përkatësisht moszgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb.

Ai ka thënë se në muajt e fundit në Kosovë po “shitet mjegull”.

”Kemi të bëjmë me një legjislacion politik i cili vjen gjithashtu nga legjislatura e tetë. I nominuari i Listës Serbe është ish-nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, i cili ka marrë votat e të gjitha partive politike, edhe një ish-ministër që ka dhënë dorëheqje në emër të bojkotit. Ka dalë vet, nuk është përzënë prej aty, sepse ka hyrë në bojkot politik. Ke të drejtën e Zotit me ju thënë juve që keni bojkotuar, dhe nëse keni bojkotuar në qeveri, e kam problem me të dhënë besim prapë për t’u kthyer në qeveri ose në organe të tjera, sepse në fillim të mandatit ka ndodhur diçka që ju e keni kundërshtuar me metoda të papranueshme në Kosovë. Por, pjesa e konstituimit të Kuvendit është diçka krejt tjetër”, ka thënë ai

“A është në Manastirin e Banjës sulmi terrorist? Së paku aktakuza është ngritur dhe për cenim të sovranitetit dhe kushtetutshmërisë është ngritur. Por a është më pak e rrezikshme se lista e parë e serbëve të Kosovës që është quajtur Povratak, ku kryetari i saj për 11 vjet në Kosovë ka qenë çdo ministër dhe në çdo kryesi, i cili është vrarë fatkeqësisht, por ka qenë i dënuar për krime lufte. Ka qenë njeri që gjykatat në Kosovë, nën mandat evropian, e kanë dënuar për krime lufte. I njëjti, që ka qenë i dënuar për krime lufte në Kosovë, ka marrë homazh publik nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti”, ka thënë Haziri.

“Edhe formacioni i dytë i listës së serbëve që është quajtur Liberalët në Kosovë, ishte transformim. Ajo shterkeqje e Povratak-ut u përkthye në një listë tjetër që nuk ka zgjatur më shumë se 6 ose 7 vjet. Ku ka dështuar ajo? Ajo ka dështuar në rastin e humbjes së karrigeve të rezervuara në Kuvend. Mandati kushtetues iu ka kaluar, LDK-ja ka dalë gardian, nuk ka pranuar të hyjë në marrëveshje të re. I kemi ndërprerë ato 10 ulëse që janë kthyer shumicës shqiptare. Në këtë rast, ne kemi marrë shuplakë politike jashtëzakonisht të madhe edhe prej amerikanëve edhe prej evropianëve, por SLS-ja në atë kohë doli keq sepse humbi. Nuk humbi vetëm për ato 10 vende, por SLS-ja u shterkeq sepse u përfshi në krim dhe korrupsion. Shumica e ministrave që shkuan në ministri të ndryshme u ngritën me aktakuza. Dolën emra të ministrave që kanë qenë të përzier në krim të organizuar, dhe njëri prej tyre ka qenë edhe në formacion politik, i cili tani ka aktakuzë për terrorizëm – i pandehuri Radojçiq – që mori rolin me Veselinoviq dhe ndërtuan një listë krejt të re, e cila u riformatua në Listën Srpska në Kosovë. Praktikisht, ky është problem i komunitetit etnik dhe i ndërhyrjes së Beogradit në këto procese”, ka thënë Haziri.

Ai shtoi se drejtësia do të tregojë se sa ka qenë e përzier Lista Serbe në sulmin terrorist, kush ka qenë i involvuar dhe sa është e përfshirë Serbia si shtet dhe sponsor.
“Gjykatat kanë me zbardh këtë dhe atëherë vjen një verdikt, i cili edhe ne, edhe serbët, edhe Serbia, edhe BE, edhe NATO, edhe krejt bota e merr vesh çfarë ka ndodhur në këto parametra dhe në këtë organizim”, ka thënë ai.

“Nëse ne vazhdojmë politikisht me thënë: ‘E kanë bërë, ata janë, ai është, mundet, s’mundet, s’guxon’, atëherë ne po politizojmë rastin”, ka përfunduar Haziri.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz