BallinaLajmeLajmet e FunditHaziri ka votë “PËR” VV-në nesër, nëse i plotësohen këto 5 kushte

Haziri ka votë “PËR” VV-në nesër, nëse i plotësohen këto 5 kushte

Të ngjajshme

Çmimet e gazit në SHBA janë rritur me gati 50% që nga fillimi i luftës me Iranin

Çmimi mesatar i një galoni benzine të rregullt amerikane...

Shtyhet festa e Barçës, Real Madridi fiton në Kataluni ndaj Espanyolit

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore 0:2 ndaj...

Shkëlqen Vini, Real Madridi fiton dhe e shtyn festën e Barcelonës

Real Madridi ka shënuar fitoren e radhës në La...

Kurti në darkën zyrtare të Samitit EPC, takohet me liderë evropianë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë...

Nesër pritet të mbahet seanca e 53-të e Kuvendit të Kosovës, që pritet të jetë edhe e fundit për këtë fazë, pasi Gjykata Kushtetuese ka vendosur pezullimin e seancave të konstituimit deri më 8 gusht.

Megjithatë, Lëvizja Vetëvendosje po shpreson në një zgjidhje politike para kësaj date. Në rast se arrihet një marrëveshje me Nismën, atëherë numri i deputetëve që mbështesin kryeparlamentaren arrin në 60.

Ndërkohë, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, në një intervistë për Indeksonlinen ka deklaruar se nëse mbetet vetëm një votë për të përmbyllur procesin, ai do të votojë pro, me disa kushte.

“Unë kam thënë se nëse është për një votë, vota ime është “PËR”, por duhet të më bindin për arsyen pse duhet të votoj dikë. Nuk kam problem me emra të përveçëm për kandidatët”, ka thënë Haziri.

Ai ka paraqitur pesë kërkesa specifike, për të cilat kërkon garanci nga qeveria:

Zbatimi i Kushtetutës dhe respektimi i ligjit.

Rifillimi dhe përfundimi i autostradës së Gjilanit.

Rikthimi i investimit të BERZH-it në rrugët rajonale në Gjilan.

Zbatimi i programit të BERZH-it për impiantin e ujërave të zeza.

Përgjigje konkrete për kërkesat e komunitetit të Anamoravës dhe qytetarëve në përgjithësi.

I pyetur nëse kërkon konsultime politike, Haziri është përgjigjur prerazi.

“Jo konsultim, është siguri. Vota e qytetarëve si deputet nuk mund të lejoj të përkthehet në interesa personale. Kam kërkesa komunitare dhe mandat politik, nga Kushtetuta deri te zbatimi i programeve për qytetarët e Anamoravës dhe të gjithë qytetarët kudo që jetojnë”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz