BallinaSportHaye thumbon Gjergjajn pas fitores

Haye thumbon Gjergjajn pas fitores

Të ngjajshme

Thierry Henry vlerëson Kroacinë dhe Luka Modriqin

Ish-sulmuesi francez, Thierry Henry ka vlerësuar lartë Kroacinë dhe...

Magna Carta: Pushteti si shërbim, jo si sundim

Shkruan: Arben Malaj Mesazhi i Magna Carta-s (Karta e Madhe...

Sipërmarrësi kosovar dënohet me burg dhe gjobë milionëshe për transferta të dyshimta në Kosovë

Gazeta zvicerane “Bote der Urschweiz” raporton se një gjykatë...

David Haye ka fituar lehtësisht meçin ndaj Arnold Gjergjajt.

Ish-kampioni i botës në peshat e rënda, pas meçit ka thënë se ka pritur ta rrëzojë 31-vjeçarin shqiptar që në raundin e parë, por ai arriti të mbahet. Me këtë rast Haye ka zbuluar edhe kundërshtarin e ardhshëm.

“Gjergjaj kishte vazhdimësinë e të pamposhturit, të dytën më të gjatë në kategorinë e peshave të rënda. Dhe nuk është faji i im që unë godas aq fort”.

“U përpoqa ta rrëzoj atë që në raundin e parë, por ai kishte një nofull të fortë dhe ajo goditje do të rrëzonte shumë boksierë në tokë. Nëse unë godas ashtu, kundërshtari do të jetë në tokë. Unë më të vërtetë besoj se jam e ardhmja dhe jam në kërkim të luftërave të mëdha”.

“U ndjeva mirë. Isha i shpejtë dhe kisha një përkrahje të madhe. I falënderoj tifozët që kanë ardhur këtu të më shikojnë se çka është e ardhmja e boksit. Njerëzit menduan se unë jam e kaluara, por unë ende jam e ardhmja”.

“Anthony Joshua është një luftë që do ta shijoja, por meçi im i ardhshëm është ndaj Shannon Briggs dhe do të luftoj me atë në shtator”, ka thënë Haye. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz