BallinaLajmeHaxhiu reagon ndaj shpifjeve për Kadri Veselin

Haxhiu reagon ndaj shpifjeve për Kadri Veselin

Të ngjajshme

Zemaj: Vjosa Osmani me rreth 20 kandidatë në listën e LDK’së në zgjedhjet e 7 qershorit

Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka arritur një dakordim...

Arsenali përgatit kontratën e re për Artetan

Arsenal po përgatit një ofertë të re kontrate për...

Ghalibaf: Iranianët preferojnë të vdesin sesa të dorëzohen

Kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammed Bagher Ghalibaf, ka...

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar ashpër ndaj shpifjeve të ulëta që sot u bënë për Kryeparlamentarin Kadri Veseli, njëherësh lider i PDK-së.

Ai ka thënë se “Kadri Veseli nuk u mposht nga makineria serbe asnjëherë, as kur iu rrethua shtëpia me dhjetra policë serbë, as në prita të organizuara të policisë, as në fushëbeteja në luftime të drejtpërdrejta, dhe nuk munden as sot, shpifësit, nxitësit e luftës speciale mediatike, as me lëkundë dhe as disponimin me ia ndrru Kadri Veselit”, ka shkruar Haxhiu në profilin e tij në Facebook.

Haxhiu ka shtuar se iniciativa për krijimin e Gjykatës Ndërkombëtare për krimet e Serbisë në Kosovë nuk ka shqetësuar vetëm kriminelët në Serbi.
“Iniciativa e kryeparlamentarit Kadri Veseli për krijimi i Gjykatës Ndërkombëtare për krimet e Serbisë në Kosovë, si duket nuk ka shqetēsuar vetëm kriminelët në Serbi, por edhe qakejt dhe kukuvajkat e tyre në Kosovë, të cilët përmes shpifjeve dhe lajmeve të rreme po mundohen të relativizojnë iniciativën e Kadri Veselit”, ka thënë Haxhiu./Drenicapress.info

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz