Haxhiu përkujton Driton Veliun në 19 vjetorin e rënies heroike: Falë dëshmorëve ne po e gëzojmë lirinë
BILLI
Lexo edheAkuzë e rëndë nga kryetari i Feronikelit: A po luan Nikli për bastore?
Në fshatin Polac të Skenderajt në 19 vjetorin e rënies heroike, është përkujtuar dëshmori Driton Veliu, me ç’rast janë vënë kurora lulesh pranë varrit të tij.
Deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës dhe njëri prej ish komandantëve të UÇK-së në Zonën Operative të Drenicës, Bekim Haxhiu, ka thënë se falë trimërisë dhe heroizmit të Driton Veliut dhe gjithë dëshmorëve ne gëzojmë sot lirinë.
Ja postimi i plotë i Beki Haxhiut në Facebook:
Sot në Polac në varrezat e dëshmorëve bëmë homazhe dhe vendosëm kurora lulesh pran varrit të dëshmorit Driton Veliu i cili ra heroikisht 19 vite më parë në Mitrovicë.
Lexo edheAkuzë e rëndë nga kryetari i Feronikelit: A po luan Nikli për bastore?
Në këtë ditë të shënuar shprehim mirënjohje dhe respektin e veçant për trimërin dhe heroizmin e Driton Veliut dhe të gjithë dëshmorëve që nuk janë më në mesin tonë dhe që falë tyre ne po e gëzojmë lirinë, i falemi idealit të gjithë patriotëve, vashave dhe burrave që dhanë gjithçka nga vetja për Kosovën e lirë, për shtet sovran dhe te pavarur.
Lavdi e përjetshme!



