back to top
Monday, March 2, 2026
BallinaLajmeHaxhiu për takimin me Peleshin: Folëm për shtimin e marrëveshjeve të reja...

Haxhiu për takimin me Peleshin: Folëm për shtimin e marrëveshjeve të reja që forcojnë bashkëpunimin dhe përmirësojnë jetën e qytetarëve

Të ngjajshme

MPJ jep shifrat, kaq kosovarë ndodhen në Lindjen e Mesme

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës...

Kurti emëron zëvëndësministrin e parë të Mbrojtjes

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar...

“Në Katar jetojnë 200 shqiptarë”, ambasadori Kaleci: Nuk ka të plagosur

I Ngarkuari me Punë i Shqipërisë në Katar, ambasadori...

Flick: Duam ta bëjmë të pamundurën të mundur kundër Atleticos

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, i ka dhënë një...

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka pritur në takim kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, në vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë.

Ajo ka thënë se ky takim u zhvillua në Ditën e Besëlidhjes së Leshëz, duke iu dhënë mundësinë të kujtojnë bashkëpunimin vëllazëror mes dy Republikave dhe përkushtimin e tyre në shërbim të qytetarëve.

“Ndamë ide për shkëmbimin e grupeve të deputetëve dhe komisioneve parlamentare, për të përfituar nga përvojat dhe praktikat më të mira mes dy shteteve tona. Gjithashtu, folëm për rëndësinë e marrëveshjeve të miratuara në Kuvendet përkatëse, për rolin tonë mbikëqyrës dhe për nevojën për të shtuar marrëveshje të reja që forcojnë bashkëpunimin dhe përmirësojnë jetën e qytetarëve tanë”, ka shkruar Haxhiu. /Lajmi.net/

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz