Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka komentuar dorëheqjen nga Qeveria të Liburn Aliut.
Ajo në Kanal 10, ka thënë se nuk beson që zgjedhja e Dimal Bashës në krye të Kuvendit është arsyeja pse Aliu është larguar.
Por, Haxhiu tha se nuk dinë shkaqe tjera pse Aliu e ka bërë këtë.
Ajo ka thënë se e vlerëson rolin e Liburn Aliut në Lëvizjen Vetëvendosje, duke shtuar se “nuk e di nëse është larguar nga LVV”, ndonëse ai publikoi dorëheqjen si ministër.
“Liburni është një nga themeluesit e VV-së, është shumë më herët se unë. Ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm, rrjedhimisht çështja është se nuk mund të them që e kam pritur mirë një reagim të tillë, por e vlerësoj kontributin e tij”.
“Ajo çfarë duhet të shtoj është se nuk mendoj që duhet të jetë Dimal Basha si arsyje për t’u tërhequr nga Qeveria. Nuk e di, do ishte mirë që Liburni me fol vet për të, nuk di për arsyje tjetër”.
“Nuk ka qenë momentum i duhur në këtë moment e as arsyeja”, ka thënë Haxhiu.