BallinaLajmeHashim Thaçi: Rugova ishte për shkëmbim të territoreve, propozimi im edhe më...

Hashim Thaçi: Rugova ishte për shkëmbim të territoreve, propozimi im edhe më i mirë

Të ngjajshme

Kripa: Sa na duhet vërtet?

Kripa është konsideruar prej kohësh si një nga “armiqtë”...

Çmimi për kurban rritet prapë në Kosovë, sivjet bëhet 200 euro

Çmimi për therjen e kurbanit në Kosovë ka shënuar...

“Finalja para finales”, publikohen formacionet e ndeshjes Bayern vs PSG

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes më interesante të...

Presidenti kosovar, Hashim Thaçi, është shprehur se edhe presidenti i parë i vendit që ai udhëheqë, Ibrahim Rugova, që në vitin 1994 kishte propozuar shkëmbim të territoreve.

Sipas Thaçi, Rugova kishte mbajtur një qëndrim realist dhe të guximshëm duke potencuar se nuk ka ndarje të Kosovës por shkëmbim të territoreve, shkruan gazetametro.net.

““Jo ndarje të Kosovës, por po shkëmbimit të territoreve “, ky ishte qëndrimi realist dhe i guximshëm i Presidentit Ibrahim Rugova në vitin 1994”, ka thënë Thaçi.

Ndërkohë, presidenti ka thënë se vetë ai ka një ide të ndryshme nga presidenti Rugova, por që sipas tij, është më e butë. Sipas tij, Rugova kërkonte shkëmbim, ndërkaq Thaçi po kërkon vetëm korrigjim.

“Ndërsa, qëndrimi im sot si President i Republikës së Kosovës ka evoluar dhe është i qartë: jo ndarje, jo shkëmbim, po korrigjimit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të mundësuar bashkëngjitjen e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës me Kosovë”, ka shtuar presidenti.

Sidoqoftë, për këtë temë nuk janë pajtuar spektri politik në Kosovë, të cilët e kanë konsideruar si ‘aventurë të re’ të Presidentit.

Ndryshe, Thaçi qe disa kohë e ka marrë si agjendë të tij personale çështjen e, siç thotë ai, të korrigjimit të territoreve që nënkupton bashkëngjitjen e Luginës me Kosovën./gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz