BallinaLajme"Hashim Thaçi ka thënë se s’do të lejojë të ndodhë koalicioni VV-LDK...

“Hashim Thaçi ka thënë se s’do të lejojë të ndodhë koalicioni VV-LDK sa të jetë president”

Të ngjajshme

Kryeministri Kurti zhvilloi takim virtual me Ministrin Francez të Deleguar për Evropën, Haddad

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar...

U.D. Presidentja Albulena Haxhiu nesër viziton tri fshatra të Drenasit

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës,...

Zurbarán: Mistikë dhe realizëm i rrallë

Ekspozita kushtuar piktorit spanjoll Francisco de Zurbarán zbulon një...

Avdyli: Gërvalla nuk ka pasur mbështetje të qartë për Vjosa Osmanin për presidente

Deputeti nga Grupi Parlamentar i LVV-së, Haxhi Avdyli, ka...

Çfarë lojtari Alvarez, gati sa nuk shënoi eurogol

Skuadra e Atletico Madridit ishte afër të shënonte golin...

Deputeti i zgjedhur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se presidenti Hashim Thaçi, s’do të lejojë të ndodhë koalicioni në mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës derisa ai të jetë president.

Selimi tha se ai po bën gjithçka që ky koalicion të mos ndodhë.

“Thaçi po bën gjithcka që të mos ndodhë ky koalicion. Problemi kryesor për Thaçin është koalicioni VV-LDK. Ka pasur raste kur vet Thaçi e ka thënë këtë”, është shprehur Selimi.

Ai tregoi se si në një mbledhje me përfaqësues të diasporës, Thaçi ka deklaruar duke thënë se do të bëjë çmos që ky koalicion të mos ndodhë.

“Thaçi edhe me parë ka thënë, për sa kohë do të jem në këtë zyre të presidencës, ky koalicion nuk do të ndodhë kurrë. Mysafirët e tij kanë qenë përfaqësuesit e diasporës”, ka thënë Selimi.

Tutje, Selimi tha se Thaçi ndoshta edhe e dirigjon LDK’në.

“Ai ndoshta e dikton edhe agjendën e takimeve, e dirigjon LDK’në”, ka thënë Selimi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz