BallinaLajmeHashim Thaçi ia lë në dorë Ramush Haradinajt zhbërjen e Gjykatës

Hashim Thaçi ia lë në dorë Ramush Haradinajt zhbërjen e Gjykatës

Të ngjajshme

Rama njofton punimet në një prej rrugëve kryesore të Kryeqytetit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar për vazhdimin...

“Ndaloni sulmet”/ Hamasi ka një thirrje për Iranin

Hamasi ka bërë një thirrje të papritur ndaj Iranit,...

Liverpooli mund të detyrohet ta shesë Wirtzin, thotë ish-lojtari i Premierligës

Liverpoolit i është thënë se mund të detyrohet ta...

Kurti mbledh kabinetin: Për dy ditë rresht zotimet do t’i bëjmë program qeverisës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ka...

Ndërhyrje “horror” nga Jackson, ndëshkohet me karton të kuq

Ylli i Bayernit, Nicolas Jackson ka marrë vëmendje në...

Presidenti Hashim Thaçi ka vendosur përsëri t’ia lë në dorë Ramush Haradinajt shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Kjo pasi fillimisht ka dështuar nisma e deputetëve që përmes një seanca të jashtëzakonshme të zhbënin Specialen.

Ky veprim i ri është konfirmuar nga Lëvizja Vetëvendosje. Albin Kurti u ka thënë se shfuqizimi i Speciales do të ndodhë përmes një projektligji të sponsorizuar nga Qeveria.

Ramush Haradinaj i ka mbetur në dorë nisma për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Kryeministri prite të nisë procedurën e shfuqizimit të Speciales përmes një projektligji. Këtë e ka bërë të ditur Albin Kurti e Glauk Konjufca. Këtë të dy kanë takuar të premten mbrëma dy ambasadorët, atë britanik dhe francez, të cilëve u ka thënë se Specialja do të shfuqizohet përmes Qeverisë.

“Kurti, Mulhaxha-Kollçaku dhe Konjufca përsëritën qëndrimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! mbi padrejtësinë dhe dëmin që shkakton Gjykata Speciale por edhe për mungesën e seriozitetit dhe sinqeritetit të kësaj iniciative. Sidoqoftë, iniciativa tash ka ndryshuar formën dhe shpejtësinë pasi që ajo do të vie si Projekt-Ligj i qeverisë e jo më si nismë e deputetëve në Kuvend”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Ndërkohë, zyrtari i Qeverisë, Halil Matoshi, ka thënë se nuk beson se kjo është e vërtetë.

“S’besoj dhe s’është ë vërtetë. Meqë nuk besoj unë s’besoj se është e vërtetë”, ka thënë Matoshi, për Express.

Gjykata Speciale e themeluar më 2015 me vendim të Parlamentit ishte planifikuar të shfuqizohej në fund të vitit të kaluar përmes një nisme të deputetëve të pushtetit. Kishte dështuar të kalonte në Kryesinë e Kuvendit në mungesë kuorumi.

Kishin reaguar ambasadorët e  SHBA’së dhe vendeve të BE’së, duke thënë se një nismë e tillë shkatërron raportet e Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare.

Prapa kësaj nisme kishin qenë Hashim Thaci, Kadri Veseli e Ramush Haradinaj.

Burime të Express kanë treguar se Vetëvendosje është pajtuar të votojë pro shfuqizimit të Speciales nëse nisma shkon përmes Qeverisë.

Pajtimi ka ndodhur ne takimin që kanë pasur para dy ditësh Glauk Konjufca me Bilall Sherifin, Ahmet Isufin e Memli Krasniqin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz