back to top
Friday, October 10, 2025
BallinaLajmeHasani i PDK-së tregon pse nuk votuan Rashiqin: Me një thes krejt...

Hasani i PDK-së tregon pse nuk votuan Rashiqin: Me një thes krejt janë

Të ngjajshme

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani ka treguar arsyen se pse sot PDK ka abstenuar për votimin e nënkryetarit nga Lista Serbe, Nenad Rashiq, raporton Ekonomia Online.

Hasani tha se votimi I sotëm është për pozicione politike.

“Që në hyrje deklaruam se për sot nuk e kemi të drejtën e votimit, nuk marrim përgjegjësi me votu për shkak se kemi zgjedhje edhe nuk është drejtë që e kanë pru sot por megjithatë me abstenu, pra, pjesëmarrja në votim ishte dhe ishte e drejtë. Unë disa herë kam kërku që ta bëjmë një zgjidhje edhe brenda grupit, ata heshtën për shkak të zgjedhjeve dhe ky është problemi. Tani Nenadin e propozuan kinse me shorte pa shorte ku e di unë se si janë ato procedurat. Është çështje e ndjeshme sepse për pozicione politike dhe nuk luftohet për mbrojtjen e shtetit, secila parti që e ka vendos për këtë gjendje ka përgjegjësi para qytetarëve për shtetin dhe mbrojtjen e tij”, tha ai.

Në pyetjen e gazetarëve se a është njëjtë sikurse Rashiq dhe Lista Serbe, ai tha se “Njejtë janë të gjithë, me një thes krejt janë. Hiç mos ta nin”.

Nenad Rashiq u zgjodh sot nënkryetar i kuvendit me 71 vota për, 9 kundër dhe 24 abstenime.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz