BallinaLajmeHasan Preteni: AKK ka qenë e suksesshme në parandalimin e korrupsionit

Hasan Preteni: AKK ka qenë e suksesshme në parandalimin e korrupsionit

Të ngjajshme

Hamiti: Kosovën e ka katandisur Qeveria e Vetëvendosjes, jo opozita

Zyrtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, ka bërë me dije...

Arrestohet një person në Ferizaj, policia sekuestron mbi 58 gramë marihuanë

Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi gjatë kontrollit...

Gjini për dialogun: Është kurth të lidhim çdogjë me Serbinë, pavarësisht a na njeh apo jo

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ardian Gjini, ka thënë...

Zhduket një vajzë e mitur në Fushë-Kosovë

Një vajzë e mitur është raportuar si e zhdukur...

Ish-shefi i Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK), Hasan Preteni, ka vlerësuar se kjo agjenci ka pasur sukses në parandalimin e korrupsionit në Kosovë. Por sa i përket luftimit të kësaj dukurie, ai ka thënë se mbetet shumë për të dëshiruar.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Preteni ka thënë se Agjencisë Kundër Korrupsionit është vetëm hallka e parë në zinxhirin e mekanizmave antikorrupsion.

Ai ka thënë se për dy mandate sa e ka drejtuar AKK-në, kjo agjenci ka bërë punë të pavarur dhe asnjëherë, sipas Pretenit, nuk është akuzuar për afërsi me pushtetin.

“Agjencia Kundër Korrupsionit është një institucion model në Kosovë, duke qenë e pavarur dhe e papolitizuar. Asnjë zyrtar nuk është pjesë e familjeve të liderëve partiakë dhe nuk ka familjarizim”, është shprehur ai.

Preteni ka bërë me dije se pas largimit nga kreu i AKK-së, aktualisht është i papunë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz