Harroi se e kishte karton të verdhë, bashkëlojtari i Asllanit festoi golin duke hequr fanellën!
dp·

Një moment i pazakontë ka ndodhur në ndeshjen e Hoffenheimit kundër Bayer Leverkusenit, ku Alexander Prass kaloi nga festa e golit në zhgënjim brenda pak sekondash.
Prass shënoi golin për 2-0, që dukej se vuloste fatin e ndeshjes, por gjatë festimit hoqi fanellën, duke harruar se kishte marrë më herët një karton të verdhë, shkruan Indeksonline
Për këtë veprim, gjyqtari e ndëshkoi me kartonin e dytë të verdhë, që pasoi me kartonin e kuq dhe përjashtimin e tij nga loja.
Bashkëlojtari Andrej Kramarić reagoi menjëherë, duke kapur kokën me duar, ndërsa Prass mbeti i zhgënjyer nga ajo që ndodhi./Indeksonline/
Lexo edheJuventusi fiton, Spalletti nuk i jep fare minuta Zhegrovës















