back to top
Tuesday, March 3, 2026
BallinaLajmeHaradinaj: Vija të kuqe s’kemi për partitë shqiptare, por nuk ka mbështetje...

Haradinaj: Vija të kuqe s’kemi për partitë shqiptare, por nuk ka mbështetje për asnjë Qeveria Kurti

Të ngjajshme

Vulin: Serbia të veprojë në Kosovë sikur Izraeli me Mosadin në Iran

Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, aktualisht kryetar i Lëvizjes...

Reagon Rodrygo pas lëndimit të tij

Ylli i Realit, Rodrygo është lënduar përsëri. Ai kishte këputur...

Vazhdon Muçi me formën e mirë, asiston ndaj Basaksehirit

Ernest Muçi po kalon kohën më të mirë të...

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar se nuk ka vija të kuqe me asnjë parti politike shqiptare.

Ai ka theksuar se nuk do të mbështesë asnjë Qeveri Kurti 4 apo 5 që mund të dalë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.

“Vija të kuqe ne nuk kemi dhe nuk kemi pasë me asnjë parti politike shqiptare, ne nuk mbështesim një Qeveri 3, 4 apo 5, cilado qoftë nuk mbështesim, pra ky është dallim. I dëgjoj udhëheqësit tjerë që thonë se nuk kemi vija të kuqe, ata duhen të sqarohen, a është vijë e kuqe Kurti 4 apo 5?”.

“Pra, ne nuk kemi pse me pas vija të kuqe ndaj asnjë partie politike shqiptare. Pra, mos harroni se nuk mbështesim Qeveria Kurti 4 a 5”, tha Haradinaj.

I njëjti përmendi edhe nominimin e Albin Kurtit si kandidat për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, duke theksuar edhe mosmarrjen e mjaftueshme të votave të Kurtit dhe Glauk Konjufcës për formim të Qeverisë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

“E pash këtë nominimin e Kurtit nga LVV për mandatar, që është e drejt e tyre. Por ishte një simbolikë që dy mandatar, të dy nuk arritën të marrin voton për Qeveri në Kuvend, e njëri e mandatojke tjetrin”, ka thënë Haradinaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz