back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaLajmeHaradinaj vendosi lule te pllaka përkujtimore për hebrenjtë

Haradinaj vendosi lule te pllaka përkujtimore për hebrenjtë

Të ngjajshme

KQZ lajmëron qytetarët: Edhe 1 ditë keni afat për të ndryshuar Qendrën e Votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton qytetarët se kanë...

LIVE: Këtu mund ta shikoni shortin për Kupën e Botës

Në ShBA ka filluar ceremonia për hedhjen e shortit...

Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor

Shtëpia e futbollit FIFA e ka bërë publike orarin...

Donald Trump merr një çmim special nga Infantino

Të gjithë sytë janë nga Uashingtoni, aty ku do...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, vendosi lule te pllaka përkujtimore për hebrenjtë, që pësuan gjatë Holokaustit, në vendin ku ishte Sinagoga e fundit.

Me këtë rast kryeministri Haradinaj theksoi se për nder të “Natës së Kristaltë”, sot përveç vendosjes së kurorave me lule te pllaka përkujtimore për hebrenjtë, janë mbajtur edhe aktivitete tjera, në shenjë nderimi për viktimat e Holokaustit dhe për rolin ndihmës të shqiptarëve në shpëtimin e hebrenjve në kohën e Luftës së II-të Botërore.

“Vërtetë është diçka e mrekullueshme se si shqiptarët në ato rrethana, që kanë qenë jo të lehta, janë vënë në mbrojtje të hebrenjve. Tani bëmë një nderim te ky lapidar që i kushtohet sakrificës por edhe përkujtimit për hebrenjtë e Kosovës gjatë Luftës së II-të Botërore. Si Kosovë na vjen mirë që bazuar në këto vlera i takojmë botës që ka respektuar jetën e njerëzve në kohërat më të vështira”, tha kryeministri Haradinaj, duke kujtuar po ashtu kohërat e vështira kur populli i Kosovës ishte përkrahur nga bota e lirë demokratike.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz