BallinaLajmeHaradinaj u bën thirrje komunave për subvencionimin e klubeve sportive

Haradinaj u bën thirrje komunave për subvencionimin e klubeve sportive

Të ngjajshme

Gjashtë vjet nga viktima e parë e COVID-19 në Kosovë

Sot mbushen gjashtë vjet që kur në Kosovë u...

Gimbo tregon se çfarë ndodhi me arrestimin e Gjestit

Ish-banori i Big Brother Vip 5, Gimbo, i ftuar...

Sot zhvillohet derbi i madh kosovar, Gjilani-Drita

Sot (e diele) do të zhvillohen edhe tre përballje...

Skuadra shqiptare e përjashton ish-lojtarin e Ballkanit, dyshohet se shkaktoi qëllimisht penallti!

Skuadra e njohur shqiptare, Flamurtari ka përjashtuar kapitenin e...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ndan shqetësimin e Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës, se klubet sportive kanë vështirësi në funksionimin e tyre, ku shumë sosh janë në rrezik të shuarjes.

Kryeministri Haradinaj i ka dhënë mbështetje ministrit për Kulturë, Rini dhe Sport, Kujtim Gashi, në zbatimin e agjendës së tij për zhvillimin e sportit, duke investuar në modernizimin e infrastrukturës sportive, përkrahjen financiare të të gjitha aktiviteteve sportive përmes KOK dhe federatave sportive, përfshirë përkrahjen për përfaqësimin e Kosovës në të gjitha garat ndërkombëtare, masovizimin e sportit etj.

Kryeministri Haradinaj zotohet se do të përkrah ministrinë sa i përket subvencionimit të klubeve sportive, të cilat do të duhej të mbështeteshin edhe nga komunat përkatëse, në të cilat e shtrijnë veprimtarinë e tyre sportive, derisa u ka bërë thirrje publike komunave që t’i mbështesin financiarisht klubet sportive, për ta rritur kështu profesionalizmin, nivelin e garave dhe rezultatet.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz