back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeHaradinaj: Të ndihmohet Kosova përmes investitorëve të rinj

Haradinaj: Të ndihmohet Kosova përmes investitorëve të rinj

Të ngjajshme

Canaj: Jetesa e qytetarëve këto vite është përkeqësuar

Analisti politik, Blerim Canaj tha se jetesa e qytetarëve...

Molotovi para kryeministrisë, merr flakë një protestues

Një protestues është përfshirë nga flakët në protestën e...

Gjilan | Ndërprerje e gjatë e rrymës, banorët pa përgjigje nga KEK

Një pjesë e qytetit të Gjilanit ka mbetur pa...
- Advertisement -

“Qeveria e vendit do të jetë partnere e bizneseve në zhvillimin e tyre. Ky vit është viti i ekonomisë dhe në këtë drejtim na duhet ndihma e të gjithëve”, kështu tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi zhvilloi një takim pune në Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

- Advertisement -

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj tha se ministri Beqaj paraqiti të gjitha projeksionet që ka ministria gjatë këtij viti, duke qenë edhe partnere e bizneseve inovative në përkrahjen e tyre, sidomos në digjitalizim.

Kryeministri Haradinaj, më tutje, theksoi se është biseduar edhe për mundësinë që do t’iu japin investitorëve të rinj dhe me këtë rast inkurajoi që të ndihmohet Kosova për të arritur rezultatet përmes këtyre bizneseve të reja, që të fitohen brende të tjera.

“Ne i kemi disa brende shumë të mira në sport, pra, kemi arritur nivelet botërore dhe shpresoj se edhe me disa kompani, që kanë arritur tregjet botërore, të ecim përpara”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se Kosova eksporton shërbime të këtyre bizneseve inovative, digjitale në vlerë rreth 30 milionë euro, duke qenë kështu i vetmi sektor, ku bilanci është pozitiv.

Kryeministri Haradinaj, gjithashtu theksoi se arsyeja e vizitës në këtë ministri, është se këtë vit janë deklaruar se do të jenë ekonomi dhe, kjo është një ministri e rëndësishme, sepse prek disa sektorë të biznesit, disa sektorë ekonomikë, që janë perspektivë për vendin tonë.

Ndërkaq, ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, u shpreh i kënaqur me vizitën e sotme të kryeministrit Haradinaj dhe tha se biseduan për vitin ekonomik të shpallur nga vetë kryeministri, e po ashtu edhe t’i bashkërendojnë aktivitetet e tyre.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz