Haradinaj sërish largon flamurin e Kosovës nga ‘Rrethi’, e zëvendëson me atë kuq e zi
BILLI
Lexo edheAnxhelina Shala sërish i publikon fotografitë intime në shtrat me deputetin
Kryeministri Ramush Haradinaj ka marrë vendim që pas përfundimit të festave, të rikthehet flamuri kombëtar tek ‘Rrethi i Flamurit’ në Prishtinë, i cili ishte zëvendësuar me Flamurin e Kosovës, shkruan Periskopi.
Nga Qeveria thonë se kryeministri kishte marrë vendim për të respektuar 10-vjetorin, duke deklaruar se vendosja e flamurit është kompetencë e komunës dhe ata marrin vendime të tilla.
Kryeministri tashmë ka autorizuar ministrin e Administratës Publike, Mahir Yagcilar, që të bëjë ndërrimin e flamurit shtetëror me atë kombëtar dhe kjo pritet të ndodhë gjatë ditës së sotme.
Në vazhdimësi ishte kundërshtuar vendosja e flamurit shtetëror nga persona të caktuar, disa madje kishin paralajmëruar protesta duke thënë se flamuri mbrohet edhe me gjak nëse ka nevojë.
Lexo edheAnxhelina Shala sërish i publikon fotografitë intime në shtrat me deputetin