back to top
Friday, October 24, 2025
BallinaLajmeHaradinaj: Qëndrimi jonë i prerë është, që vazhdimi i mandatit të Kurtit...

Haradinaj: Qëndrimi jonë i prerë është, që vazhdimi i mandatit të Kurtit është humbje e madhe për Kosovën

Të ngjajshme

Costa: BE-ja e angazhuar për të mbështetur financiarisht Ukrainën për dy vitet e ardhshme

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa ka thënë se...

Khloe Kardashian thotë se s’ka bërë seks që 3 vjet

Khloe Kardashian ka folur për jetën e saj seksuale. Gjatë...

Gjakovë: Gjendet personi i zhdukur nga Tropoja, ShKShK’ja jep detaje

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim (SHKKSH), në...

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka deklaruar se është gabim çdo koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, në cilindo nivel.

Por, ai ka theksuar se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë vendim që degët të vendosin vetë se me kë duan të hynë në koalicione.

 

“Komuna me komunë po ka dallim, elektorati prej elektorati ka dallim. Ta marrim shembull, nuk mund ta krahasojmë LDK-në e Gjakovës me LDK-në e Pejës, ose të Klinës me të Rahovecit. Dhe kjo neve në nivel nacional nuk na lejon të kemi një komandë tipik ushtarake, që me thënë jo me këtë subjekt politik. Me qenë shumë i sinqertë, e në publik nuk ka dal por subjektet tjera opozitare, të gjitha me të gjithë, po bëjnë koalicione në nivel komunal”, tha Haradinaj në klankosova, në emisionin Rubikon.

Ai më tej, tha se qëndrimi i AAK-së mbetet i njëjtë, se Albin Kurti është i dëmshëm për vendin.

 

“Qëndrimi jonë i prerë është, që vazhdimi i mandatit të Kurtit është humbje e madhe për Kosovën. Nuk e kemi ndërruar ne këtë qëndrim. Unë personalisht kam nevojë për LVV-në në Junik, se i ka 380 vota. Hipotetikisht nesër nëse Agron Kuqi bënë koalicion me LVV-në në Junik, 90% e atyre zyrtarëve të LVV-së në Junik janë ish-AAK”, tha Haradinaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz