back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeHaradinaj për Kurtin: Të gjithë e dijnë çka mendoj për të, është...

Haradinaj për Kurtin: Të gjithë e dijnë çka mendoj për të, është mashtrues

Të ngjajshme

Aktorja e famshme turke kapet mat me reperin e njohur

Në showbizzin turk sot është vetëm një emër në...

Vdes aleati i Trump, pasi u qëllua me armë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se aleati i...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet ndryshim i motit për shkak...

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se ai nuk ndërron mendim për fituesin e zgjedhjeve, Albin Kurtin, duke theksuar se ai po bën një lloj mashtrimi, shkruan Gazeta Metro.

Në një konferencë për media, Haradinaj tha se në rast të ndonjë ftese nga Lëvizja Vetëvendosje Haradinaj tha se të gjithë e dinë se çka mendon ai për liderin e partisë Albin Kurtin.

“Për fat të keq nuk është ajo që është premtuar, është lloj mashtrimi. Shpresoj të jem gabim. Ne nuk kemi pozicion për individ, por kemi pozicion për tema”, tha Haradinaj.

Haradinaj tutje shtoi nuk e kontestojnë rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit. Sipas tij, AAK nuk dëshiron rinumërim dhe përmbysje të rezultateve.

“Në votat e numëruara kemi mbi 90 mijë vota, që janë 11, 5 përqind. Ndërsa, sapo të përmbyllet numërimi i votave të rregullta mbesin edhe ato të diasporës edhe të atyre me kusht. Ka shumë vota me kusht në Prishtinë, Gjakovë dhe Mitrovicë. Nga trendi që shihet që ne jemi afër 100 mijë vota. Që është numër i madh dhe besim i qytetarëve. Krahasuar me zgjedhjet e kaluara është një rritje e ndjeshme. Rreth 35 përqind rritje. I falënderojmë të gjithë për votat e dhëna. AAK në këtë rast koalicioni ynë pranon rezultatin, nuk kërkojmë rinumërim apo nuk e kontestojmë votat, as nuk kërkojmë përmbysje të rezultatit. Ne e respektojmë qytetari nuk na ka jep të drejtën për formimin e Qeverisë, ia ka jep partive tjera, dhe ne i urojmë. Ne do ta përkrahim ata në këto tema që i kemi listuar, po nuk do të ketë kompromis”, tha ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz